Kënga qytetare dibrane nëpër Tiranë-Gjermani-Nju Jork

E premte, 26 Prill, 2024

Nëse bën një kërkim të thjeshtë mbi këngën qytetare dibrane do të ndeshësh pak ose aspak në emra që edhe pse pa bujë i falën zërin dhe jehonë asaj treve të bukur ku jo vetëm epizmi dhe heroizmi ishin kryefjalë, por edhe sharmi, bukuria, kualiteti vokal dhe mjaft cilësi të tjera që ngjajnë aq shumë  me qytetin malor ku lumi Drin rrjedh gjarpërueshëm grykave të thella e majave të larta.

Kujtesa e qytetarëve të vjetër por të shpërndarë metropoleve të globit e ka të freskët ende zërin e Melita Shehut, Flora Toskës, megjithëse rekordet mungojnë, fjalët e këngëve të tyre e sjellin të freskët portretin e një kohe të cunguar. Sezonet e verës, hitet muzikore, festimet familjare, dasmat sikur të nxisin ta shohësh më thellë atë trevë të veçantë të Shqipërisë ku dy Dibra i ndan një kufi dhe i bashkon një traditë që i bën të jenë një e të pandara e me rrënjë të thella në civilizim.

Kënga “Cuc Dibrane” një kompozim i Lahim Kolës me tekst të Tef Krroqit dhe orkestrim të Agim Kolës e zgjoi muzikën qytetare dibrane nga “karantina e gjatë” , shumëvjeçare dhe erdhi si një fllad vere plot me kujtime dimrash të shkuara. Ishte ideja e Elida Shehut  e cila prej vitesh jeton në Gjermani, që kjo këngë e interpretuar dikur nga Flora Toska të cilën e kujtojnë vetëm bashkohësit e saj,sot ridimensionohet përmes një bashkëpunimi të ri artistik Tiranë-Gjermani-Nju Jork me protagonistë dy Kola (Kompozim dhe orkestrim Lahim dhe Agim, babë e bir ) dhe Shehu .Duket që artistët nuk njohin barriera e kufij sepse muzika i bashkon njerëzit dhe shpirtrat përmes fjalës dhe tingullit pavarësisht distancave. Kjo kohë izolimi madje i ka bërë edhe më kreativë ata duke sjellë e risjellë motive që frymëzojnë vullnete të bukura. Zëri i Elidës nuk ka ndryshuar. Është po aq i ëmbël, gurgullues e që duket se vallëzon aq bukur me fjalët e artikuluara pastër.

Elida Shehu është një këngëtare e veçantë e muzikës së kultivuar shqiptare e cila për herë të parë ka kënduar në Festivalin e 17-të të Këngës në Radio-Televizion dhe ku u nderua me çmimin e dytë.

Më vonë ajo këndoi këngët “Hidhe hapin vogëlush”, “Syri yt gjith dritë”, etj duke mbetur kështu në historikun e një prej ngjarjeve më të mëdha të muzikës së lehtë shqiptare.

Nuk e di nëse dibranët e kujtojnë Elidën e bukur dhe të brishtë apo zërin e saj aq të ngrohtë dhe pranveror, por unë i kujtoj të dyja dhe e përjetova me ndjesi të veçanta ç’karantizimin e këngës qytetare dibrane në dy këngët “Cuc dibrane“ dhe “Shamia e beqarit” ku natyrshëm bie në sy cilësia krijuese dhe ajo interpretuese .

Edhe pse vitet kanë kaluar, portreti njerëzor ndryshon, duket se zëri i Elidës është po aq i bukur, i freskët , gurgullues, madje edhe më i plotë se atëherë, një zë që nuk plaket e nuk njeh moshë.

Elida e zhvillon aktivitetin e saj artistik në Gjermani ku preferon të këndojë kryesisht balada por ajo thotë se ka kënduar edhe këngë shqiptare e ku veçanërisht “Shamia e Beqarit“ kompozim i Lahim Kolës është pritur me shumë interes nga artdashësit atje të cilët ndjejnë ritme të përbashkëta muzikore me muzikën e tyre dhe kjo mundet të sjellë bashkëpunime të reja që e përcjellin muzikën dibrane në nivele të tjera edhe fizike por edhe kulturore duke ia ruajtur tharmin.

Vjeshtën e ardhshme Elida Shehu nuk do ti mungojë publikut shqiptar dhe atij dibran në Festën e këngës së mirëfilltë shqiptare, organizuar nga Gjergj Leka ku Elida pritet të interpretojë një këngë e cila do sjellë emocione të veçanta për disa arsye të cilat do kemi rast ti ndjekim së afërmi por ku mbi të gjitha kufijtë e mbyllur të kohës pandemike do të ç’bëhen nga pushteti i tingujve që muzika e bukur përcjell. Ajo e ndjen se zëri, dhuratë e Zotit është një detyrim që këtë ”dhuratë” t’ja kthejë  dashamirësve të artit të saj me bujaritë e shpirtit që e karakterizon.

Titulli “Nderi i kulturës dibrane“ dhënë së fundmi nga qyteti ku ajo ka rrënjët Peshkopia, e ku hodhi rrënjë dashuria për muzikën është nderimi më i bukur që mund ti bëhet jo vetëm asaj por veprave dhe autorëve të cilët krijuan duke e bërë kështu me emër e duke mbetur të paharruar në atë Dibrën e vogël përbri maleve të mëdha.