Eksodi i 2 korrikut / Ambasadori gjerman: Refugjatët, urë lidhëse mes dy vendeve

E diel, 5 Maj, 2024

Ambasada gjermane me rastin e 30 vjetorit të hapjes së dyerve për shqiptarët, ka publikuar disa material filmike të rralla.

Ambasadori Peter Zingraf në një material filmik të publikuar ditën e sotme ka treguar për momentin kur shqiptarët e parë hynë në ambientet e ambasadës.

“Natën mes datës 1 dhe 2 korrik 1990 mbërritën këtu refugjatët e parë. Ditën e 2 korrikut pasoi një valë e madhe. Vetëm në këtë territor ishin tre mijë njerëz, e në disa ambasada të huaja kishte të tjerë, gjithsej 5000 refugjatë. Ne gjermanët e kemi përjetuar një situatë të tillë një vit më parë në vitin 1989, ku mijëra refugjatë të ardhur nga Gjermania Lindore hynë në ambasadën e Gjermanisë Perëndimore në Varshavë, Budapest dhe në Pragë. Njerëzit që mbërritën këtu, morën përsipër një rrezik të madh. Cilat ishin motivet që i shtynë, mund të pyesim veten, por një arsye kryesore ka qenë shpresa për një jetë më të mirë e në liri më të madhe. E ndoshta këtu kanë ndikuar edhe pamjet e refugjatëve gjermanë në ambasada përcjellë në televizion”, tha ai.

Ambasadori Zingraf vijoi duke shtuar më tej se, “Ka pasur më shumë se tre mijë njerëz në këtë territor. Duket e vështirë për t’u përfytyruar, aq më tepër që nëpër pritje me vetëm 500 syresh të duket se hapësira është e mbushur plot. Por ata tre mijë njerëz kanë qenë realisht këtu, brenda dhe jashtë në rrethana të vështira. Situata është e paimagjinueshme. Atmosfera ishte e qetë por furnizimet dhe gjendja e higjienës ishin një problem vërtetë i madh. Kësisoj pas 10 ditësh qëndrimi në këtë territor, njerëzit nuk ishin në gjendje të mirë, dhe Ministria e Jashtme Federale, Qeveria Federale, asokohe ende në Bonn dërguan ndihma. U mundësua gjithashtu ardhja e një mjeku por u desh ndërmjetësimi i Kombeve të Bashkuara që qeveria të mund të bindej e të lejonte refugjatët të largoheshin nga vendi. Kjo ndodhi me 12 korrik,  prej kësaj ambasade dhe ambasadave të tjera”.

Gjithashtu, Ambasadori tha se “refugjatë u dërguan me autobus në Durrës, e prej andej në Brindizi, kur i prisnin trenat gjerman, që i transportuam më pas në Republikën Federale të Gjermanisë. Refugjatë nisën kështu një jetë të re duke u shndërruar në një urë të parë lidhëse mes dy vendeve tona.

“Këtu jemi në vendin ku përpara saktësisht 30 vitesh një kamion u përplas me murin e ambasadës e hyri në territorin e saj. Kjo përmendore e vogël na çoi ndërmend, që atëherë sikundër edhe tani thelbi është liria, demokracia, zhvillimi ekonomik për të gjithë”, tha ai duke treguar instalacionin e kamionit pranë murit të ambasadës.