Krijohet për herë të parë, Dega e Vatrës në Staten Island. Në takimin e organizuar për këtë rast morën pjesë anëtarë të komisionit Vatra 5 Tetor 2019 Z.Ahmet Hoti, Dr Elton Mara si dhe aktivisti Ukë Gjonbalaj. Mbledhja nisi me historikun e Vatrës dhe situatën e tre viteve të fundi.
“Shkeljet e Kanunit dhe themeleve të Vatrës të Kirkës, Konicës dhe Nolit, liria, mendimi ndryshe si dhe mbrojtja e Insitutit u shkatërrua nga një grup me qëllime të caktuara nga politika në Shqipëri të cilët vazhdojnë të mbajnë peng Vatrën,”- u tha ndër të tjera në takim.
Në një postim të publikuar në rrjete sociale, mësohet se Dega e Staten Island do të zyrtarizohet në Kuvendin e Vatrës 2020. Raporti i kasaj mbledhje do të botohet në Buletinin informativ të Komisionit Vatra 5 Tetor 2019.