Aktori shqiptar në Danimarkë: U refuzova 3 herë në shkollën e artit, por ja dola

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Besir Zeciri shqiptarë nga Tetova jeton prej vitesh në Danimarkë ku edhe ka ndërtuar karrierën e tij artistike. Në vitin 2019 u diplomua në shkollën e Artit Skenik në Kopenhagen, më pas ngjitet në skenat e teatrove dhe në kinema.

Së fundmi, ai ka qeë në qendër të medave daneze për interpretimin e tij në filmin  “Mish dhe gjak”. (Kød & blod). Ky film e ka patur premierën botërore në Berlinale në Gjermani më 20 shkurt 2020, ndërsa premiera në Danimarkë u mbajt në datë 28 Maj 2020.

Në një intervistë dhënë për Rtv Zëri Danimarkë, aktori shqiptar tregon përse zgjodhi  aktrimin si profesion.

“Që kur isha i vogël shikoja filma. Ashtu nisi interesi im.  Njëhërë doja të bëhesha polic, pastaj ndryshoi, doja të bëhesha aktor. Kështu vendosa,”- thotë ai.

Por rruga që ndoqi aktori nuk ka qenë e lehtë për të. Ai tregon se si u refuzua për tre herë me rradhë për tu bërë pjesë e shkollës së artit. Pavarësisht vështirësive, nuk u dorëzua derisa mori atë që deshi, siç thotë ai.

“1000 veta kërkojnë të hyjnë, nga 1000 veta mbesin 20. Nga 20 marrin vetëm 8 njerëz. Herën e fundit kur tentova të hyj, nuk më pranuan sërish, ishte e katërta herë që isha tek të përzgjedhurit e fundit. Mendova se duhet të bëja dhe diçka tjetër. Provova të shkoj në Amerikë, vetëm, pa nënën, pa babin, pa asnjë siguri. Shkova atje, nisa shkollën për tre muaj dhe ajo më ndihmoi shumë pasi isha vetëm. Provova të hyj sërish dhe hyra, më në fund,”- vijon më tej Besiri.

Në televizionet daneze po shfaqen dy seriale ku merr pjesë ëdhe aktori shqiptar. Ai tregon pak nga përmbajtja e filmave “Dezerteri” dhe “Mish dhe gjak”.

“Dezerteri është një film ku luaj rolin kryesor. Është një film që ka korrur shumë sukses. Flet për historinë e një djali që ikën nga Turqia dhe shkon në Danimarkë. Ndërsa “Mish dhe gjak” është një film aksion. Ne jemi tre vëllezër dhe goca e hallës hyn në shtëpinë tonë pasi nëna vdes në aksident. Ajo hyn në familje dhe fillon ti ndodhin shumë gjëra. Ajo nuk e di se çfarë po i bëjmë ne”,- shprehet aktori.

Besiri flet edhe për projektet e tij të mëvonshme. Ai pohon se për vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në serialin “Alfa”, serial për të cilin ende nuk kanë nisur xhirimet.

“Alfa” është film danez. Ishte pak vështirë por në fund pasi panë audicionet ma dhanë rolin. Ky film flet për dy vëllezër dhe unë jam vëllai i treti. Unë e kam pasur ëndërr të shkoj në Hollivud. Me këtë që ndodhi, erdhi Hollivudi tek unë. Kanë marrë shumë nga Hollivudi për të interpretuar në këtë film. Ka qenë shumë interesant. Është ndjesi tjetër kur punon me amerikanët. Mund të punojnë gjithë natën, jo vetëm tetë orë. Kur bën art nuk është puna të shkosh në shtëpi tani se u mbarua orari. Arti nuk ka kufi për mua,”- pohon Besiri.

Në ndryshim nga aktorët e tjerë të cilët synojnë Hollivudin, Zeqiri ka një tjetër synim, të paktën tani për tani.

“Secila gjë do kohën e saj. Tani për tani dua të punoj këtu, të bëhem i fortë këtu. Këtu do e kem bazën, këtu dua fëmijët të më rriten”,- shprehet aktori.