Roli i mjekut të familjes në sistemin shëndetësor dhe pandemi

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Dr. Angjelina Karamani nga Klinika Rhenumed në Meerbusch (Dusseldorf, Gjermani) shpjegon rolin e mjekut të familjes në sistemin shëndetësor gjerman në luftën ndaj Covid-19. Pjesë e Shoqatës së Mjekëve Shqiptar në Gjermani dr. Karamani u përfshi edhe në nismën e shoqatës për të ndihmuar shqiptarët në Gjermani gjatë periudhës së pandemisë.

Ajo ka treguar për gazetën “Dielli” integrimin në sistemin shëndetësor dhe se si organizohet dhe funksionon mjeku i familjes në Gjermani

***

Së pari do ta nisja me rrugëtimin në Universitetin e Tiranës, një rrugëtim i veshtirë por edhe inkurajues. Unë jam larguar në vitin 2011 për tu bërë pjesë e stafit gjerman të një spitali në Passewalk (në Gjermaninë veri-lindore). Specializimi është “të bësh doktorin pa pasur thjeshtë një titull de juro”. Përgjegjësitë janë të shumta dhe shpesh edhe të rënda por kjo në profesionin tonë është sfida që kemi pranuar. Specializimi ka një kohë zgjatje prej 5 vitesh dhe finalizohet në provimin shtetëror, i cili të jep mundësinë për të ushtruar profesionin e mjekut. Në rastin tim bëhet fjalë për specializim në mjeksinë interne, pra si mjeke për sëmundjet e brëndshme. Tani punoj në klinikën Rhenumed në Meerbusch (Dusseldorf). Në fushën e mjekësisë asnjëherë nuk ka një finish, thjesht ka vend për azhornime të herëpashershme. Ne si mjekë familjeje jemi të regjistruar në Dhomën e Mjekëve, e cila na detyron në pjesëmarrjen në specializime dhe azhornime gjatë gjithë vitit. Specializime këto që vlerësohen me pikë të ndryshme, të cilat paraqiten pranë Dhomës së Mjekëve çdo 5 vite (max 500 pikë). Tani do të thellohem tek roli i mjekut të familjes. Çdo qytetar gjerman i siguruar nga ana shëndetësore në mënyrë shtetërore ose private, ndiqet nga një mjek i familjes. Pacientët me simptoma akute në të shumtën e rasteve kurohen direkt nga mjeku i familjes ose nëpërmjet një rekomandimi drejtohen tek specialistë të fushave të ndryshme si psh kirurgu, ortopede, urologe etj ose në rastet më të rënda si infarkti i zemrës, iskemia cerebrale ose urgjencat kirurgjikale, rekomandimi i menjëhershëm për në spital. Një arsye tjetër është zhvillimi ciklik i check up-ve të detyrueshme ose jo. Në shtetin gjerman duke nisur nga mosha 18 vjeçare e deri në 35 vjeç një check-up komplet është i subvenksionuar nga shteti për të vijuar më tej nga mosha 35 vjeçare me një cikël më të shpeshtë kontrollesh (çdo tre vite). Kontrolli komplet konsiston në analizën e gjakut, urinës feceve (mbi 50 vjeç për të parandaluar kancerin e zorrës së trashë). Perveç check up-ve rutinë një peshë zënë dhe programet e kontrolleve 3 mujore për të sëmurët kronikë me diabet, bronkit kronik, azme dhe sëmundje kardiovaskulare. Pikërisht ky kontroll është një pikë shumë e fortë në sistemin shëndetësor gjerman sepse parandalimi në përkeqësimin e mëtejshëm të këtyre sëmundjeve përkthehet në një jetë më të qetë dhe më të gjatë për pacientët. Nuk mundem të anashkaloj dhe sëmundjet psiko-somatike për të cilat ne mjekët e familjes luajmë rolin e psikologut dhe kërkojnë një trajtim specifik dhe delikat. Dhe në rend të fundit por jo nga rëndësia është vaksinimi i detyrueshëm dhe i cili bëhet pranë mjekut të familjes.

Roli i mjekut të familjes në kohën e pandemisë

Roli i mjekut të familjes në kohën e pandemisë globale është shumë deçiziv ku fokusohet te ristrukturimi i vizitave, konsultat, konsultat online, cilët pacientë u lejuan të futen në klinikë dhe cilët u këshilluan përmes telefonit, testet e bëra, subvencionet e shtetit etj. Për fatin tonë të keq viti 2020 nisi me një peshë të madhe mbi supet e qytetarëve mbarë botërorë dhe për më tepër mbi supet tona si mjekë. Ju mund ta kuptoni fare thjeshtë që ne nuk kemi bërë thjeshtë rolin e mjekut por edhe atë të prindit, fëmijës, shoqes së ngushtë, psikologut, sepse u gjendëm në pozicionin e fatit të shpresës në mes të detit. Ka qenë një rol primar, gjithnjë në linjë të parë, pra kemi qenë dhe jemi kontakti i parë me pacientin. Një nga momentet më të vështira për mua ishte mbyllja e dyerve të klinikës, ishte vendimi i strukturave të larta shtetërore dhe duhej zbatuar. Kjo nuk na ndaloi asnjë moment për të zhvilluar konsultat online dhe ato telefonike dhe më besoni kanë qenë të shumta. Përsa i përket anës praktike mbi subvencionet shtetërore dua të them se funksionon dhe madje është shumë efikase. Instituti i studimeve Robert Koch vendosi disa kritere mbi të cilat vendosej zhvillimi i testeve për Covid-19: 1. Kontakti me një të infektuar, 2. Simptomat bazë të kësaj pandemie, pra kollë e fortë dhe temperaturë e lartë, 3. Për moshat mbi 60 vjeç dhe më së shumti për të moshuarit që jetojnë nëpër azile, 4. Ardhja nga zonat që konsideroheshin të rrezikshme (zonat e kuqe), kusht ky fillestar por i cili humbi vlerën me kalimin e kohës sepse e gjithë bota tashmë ishte një zonë e kuqe. Numri i testimeve ka qenë relativisht i lartë, flasim për mbi një milion testime në javë në të gjithë territorin. Pasi rasti ishte bindshëm serioz qytetarët drejtoheshin në qëndrat e posaçme shtetërore për tamponë. Në klinikën time janë kryer një numër i konsiderueshëm testimesh, ku shumica kanë qenë të subvencionuara nga shteti dhe një pjesë e vogël të paguara privatisht (me një çmim që varion nga 90 deri ne 150 euro). Në rastet kur pacientët nuk paraqisnin simptoma por dëshironin të bënin tamponin për arsye të ndryshme si psh udhëtimet brenda europës ose qëllime personale kemi aplikuar tarifën e sipër përmendur.

Shqiptarët në Dusseldorf

Raste me pacientë shqiptarë kam pasur, edhe pse dua të përmend faktin që unë në klinikën ku punoj kam bashkëkombas dhe kjo është një ndjenjë që të ngroh disi. I kam trajtuar me të gjitha mënyrat e mundshme për të bërë më të mirën dhe këtu vlen për tu përmendur fakti që unioni i mjekëve shqiptarë në Gjermani vuri në dispozicion të plotë telefonat e çdo mjeku anëtar të tij. Vendosëm kontakte dhe në rrjetet sociale për të bërë të mundur çdo lidhje me bashkëkombësit tanë. Do të ndaloj tek një rast i veçantë të lidhur me pamundësinë e një vajze të re shqiptare e cila ndodhej këtu për motive familjare dhe u gjend e bllokuar në shtetin gjerman. Vajza në fjalë pati disa simptoma që të bënin të mendoje se mund të ishte prekur nga Covid-19, por fatkeqësisht per shkak te sigurimit shendetesor gjerman që vajza nuk zotëronte testimi i saj u bë i pamundur. Megjithatë me shumë këshilla mjekësore munda ta ndihmoja dhe jo vetem kaq por sot ne ruajmë një miqësi disi të veçantë. Kjo do të thotë të jesh mjek familjeje fundja.

Kthimi në normalitet

Klinika ka rreth tre javë që i është rikthyer normalitetit në anormalitetin e momentit që jetojmë por kuptohet me zbatimin e disa rregullave të higjenës kundër Covid-19. Në klinikë nuk lejohen të qëndrojnë më shumë se tre pacientë në të njëjtën kohë dhe kjo organizohet paraprakisht nga sekretaria ime në mënyrë telefonike. Kemi detyrimin e maskerinave mbrojtëse dhe dorezave, pa harruar këtu edhe higjenizimin e menjëhershëm të duarve sapo hyjmë në klinikë. Besoj këto masa do të qëndrojnë të pandryshuara deri në formalizimin e një vaksinë dhe një vendimi të ri të stukturave më të larta shëndetësore. /Dielli