Rinis sot transporti ndërkombëtar detar i pasagjerëve

E martë, 30 Prill, 2024

Drejtoria e Përgjithshme Detare në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjinë po punon për të bërë të mundur rifillimin gradual dhe të sigurt të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve.

Ministria nëpërmjet një njoftimi për shtyp bën të ditur se ky proces ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përmbushur në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtare.

“Duke marrë në konsideratë kërkesat e operatorëve të licensuar në transportin detar të pasagjerëve dhe deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, për heqjen e kufizimeve të udhëtimit duke filluar nga 1 korrik 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke nisur nga dita e hënë, 22 qershor 2020, do të lejohen të gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve”,- thuhet në njoftimin e MIE-s.

Sipas MIE-s, në këtë situatë të re, shoqëritë e transporit ndërkombëtar detar të pasagjerëve mbajnë përgjegjësi për të ndërmarrë hapat e nevojshëm, për të mundësuar rezervimin e lundrimit për dhe nga Portet e Republikës së Shqipërisë.

“Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Republikës së Shqipërisë dhe destinacionin e synuar si dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destinacionin ku ata do të mbërrijnë”- bën me dije MIE.

Zbatimi i të gjitha masave si dhe plani i veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar, të miratuar nga Ministria, do të monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe portet detare në vend është e angazhuar për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në mënyrë që të garantohen lundrime të sigurta duke mos cenuar sigurinë e shëndetit të punonjësve të sektorit dhe të pasagjerëve”, thuhet më tej.