Mjekët shqiptarë në botë rrëfejnë Covid-19

E premte, 26 Prill, 2024

Në një intervistë për gazetën “Dielli”, mjekët e platformës digjitale mjekësore “HEDA Albania” japin një panoramë mbi situatën e krijuar nga Covid-19 në shtetet ku ata jetojnë dhe veprojnë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Spanja, Hungaria dhe Shqipëria. Ekipi i platformës digjitale përbëhet nga ekspertë e studiues shqiptarë të fushës së mjeksisë, të cilët janë bashkuar nga e gjithë bota në një hapësirë virtuale për të kontribuar në luftën kundër Covid-19.

Ekipi mjekësor anti-Covid i platformës dixhitale mjekësore “HEDA ALBANIA”: Aldi Pupuleku, Denisa Baci, Erand Llanaj, Ina Mexhitaj, Irma Kuka, Julia Darragjati dhe Teuta Muhollari rrëfejnë ekskluzivisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italinë, Spanjën, Hungarinë dhe Shqipërinë në betejën dhe menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia globale Covid-19.

SHBA-ja, ITALIA, SPANJA, HUNGARIA DHE SHQIPËRIA NË BETEJËN KUNDËR COVID-19

Denisa Baci PhD (Milano, Itali): Thuajse pas 90-ditëve të vështira për Italinë,‘spitalet po marrin pak frymë’ më në fund. Kurba e infektimit dhe e viktimave është në rënie qëprej fillimit të muajit Prill. Mbajmë me vete shumë histori, kujtime nga ditët kur nuk njihnim se çfarë COVID-19 ishte, pasi Italia ishte epiqendra e parë Europiane, pas asaj botërore, Kinës.

Në shumë pak ditë numrat kaluan ato të Kinës dhe ndërkohë pjesa tjetër e botës na shihte me dyshimpër masat ekstreme dhe mbylljen në fillim të Marsit. Unë jetoj në Lombardi, ne zonën më te prekur të Italisë dhe Imazhi që më ka goditur më tepër ishin kamionët e ushtrisë që kalonin pranë banesës time dhe transportonin viktimat. Ishte e pabesueshme kur shihja qytetin energjik të Milanos të gjunjëzuar.

Aktualisht po mundohemi të kthehemi në jetën normale, me hapa të ngadaltë por të sigurtë. Personalisht i jam kthyer punës së laboratorit dhe studimeve të mia prej 3-javësh, por për shkak sigurie punojmë me orar të caktuar dhe kjo, jo çdo ditë.Po ndryshon mënyra e të menduarit dhe e të bërit shkencë.

Eksperimentet përgjithësisht kërkojnë një prezencë shpeshme orëtë zgjatura dhe të përditshme. Në këtë aspekt ka ndryshuar thelbësisht mënyra e organizimit. Për të përfunduar detyrat e mia si lektore më është dashur të zhvillojleksionet dhe provimet me studentët e mi nëmënyrë virtuale duke përdorur platforma online.

Është një ndjenjë shumë e çuditshme pasi nuk arrij dot të vëzhgoj interesin e studentëve dhe mundësitë e ndërveprimit me ta janë të rralla, që nënkupton mungesën e kënaqësisë që ky profesion të ofron. Edhe pse komunikimi me ta ka qenë i kufizuar, prej studentëve të mi kam mundur të kuptoj pasigurinë dhe demoralizimin që ata kanë për të ardhmen e tyre. Në mënyrë direkte shpesh kjo influencon edhe humorin tim, por me aq sa mundem përpiqem të transmetoj siguri tek ata.

Erand Llanaj PhD(c) (Debrecen, Hungari): Hungaria ka qenë një nga vendet e para që ka bërë sekuencimin e gjenomit të virusit dhe njohjen e virusit. Qeveria Hungareze ka investuar në hulumtime dhe kërkim shkencor gjatë kësaj periudhe dhe menaxhimi i situatës epidemiologjike deri sot (9 Qershor 2020) ka qenë i favorshëm krahasuar me vendet e tjera të BE, pasi Hungaria ka shmangur skenarin Njujorkez apo Lombardez.

Pjesa më e madhe e vendit është kthyer në normalitet dhe pjesa më e madhe e institucioneve dhe bizneseve janë hapur. Gjendja e emergjencës pritet të hiqet zyrtarisht më datë 16 Qershor. Pas kësaj date priten të hapen edhe teatret, muzetë, kinematë dhe altivitetet e tjera.

Aldi Pupuleku PhD (Barcelonë, Spanjë): Spanja ishte shteti i dytë në Europë pas Italisë që pësoi goditje të ashpër prej pandemisë. Për fat të mirë gjendja aktualisht është përmirësuar ndjeshëm.Kjo falë masave të marra dhe veprimeve që qeveria po ndjek për një hapje graduale. Ky plan është përpiluar në 4 faza dhe pritet të zgjasë deri më 1 Korrik, atëherë kur është vendosur edhe hapja totale apo edhe lejimi i hyrjes së turistëve nga jashtë vendit.

Muajin e fundit Spanja ndërmori një studim për të përllogaritur numrin e infektimeve totale të popullsisë dhe rezultatet treguan se përqindja e personave të infektuar në vend ishte 5.2% e popullsisë duke qenë më e lartë në krahina te caktuara si ajo e Madridit (11%) dhe Katalunjës (7%).

Ky informacion është i rëndësishëm në disa aspekte dhe mbi të gjitha tregon që jemi shumë larg konceptit te ‘imunitetit te tufës’së përfolur në disa raste dhe qëështë më se e domosdoshme që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm dhe të vazhdojnë të respektojnë masat e sigurisë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Personalisht gjatë kësaj periudhe, si pjesëtar i ekipit të departamentit mjekësor të Novartis, kam qenë i implikuar në negociata me Ministrinë e Shëndetësisë së Spanjës për implementimin e një protokolli dhe aprovimin e një medikamenti eksperimental në kontekstin e COVID-19 i cili ka dhënë rezultate paraprake premtuese për trajtimin e pacientëve në fazë të avancuar. Aktualisht medikamenti është vënë në dispozicion të mjekëve dhe pacientëve në formë gratis.

Ina Mexhitaj Ph(c) (Pensilvani, SHBA): Rastet e para pozitive nëShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për SARS-CoV-2 u konfirmuan në fund tëmuajit Shkurt 2020. Për shkak të mungesës së një organizimi të shpejtëkombëtar, masat për një parandalim të shpejtëtë shpërndarjes së virusit (karantinë për të gjitha shtetet), u bënë më ngadalë seç duhej.

Kjo solli që secili shtet të zbatonte rregullat e paraqitura nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) bazuar në popullsinë e tyre të lartë dhe mundësitë përballuesetë vet shtetit. Disa prej tyre i ndërmorrën këto masa mërreptësisht se të tjerat(p.sh.: NjuJork, Kaliforni, Illinois, Masaçusets). Si pasojë e pandemisë, deri më tani kemi 2 milion të infektuar dhe më shumë se 100.000 vdekje.

Edhe pse në fillim janë hasur probleme, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) ka ndërmarrë aktivitete të ndryshme për të rritur mbrojtjen e shëndetit publik gjatë kësaj kohe duke shpejtuar zhvillimin e një vaksine të mundshme kundrejt virusit, survejimin e provave të ndryshme klinike si dhe mirëinformimin e publikut të gjerë.

Një punë të jashtëzakonshme dhe e palodhur është bërë prej të gjitha universiteteve dhe kompanive farmaceutike të cilat kanë fokusuar burimet intelektuale dhe ato monetare në studimin e COVID-19 qëprej zanafillës. SHBA ka mundur të menaxhojë këtë situatë me shumë kurajo dhe dedikim, si nga ana e profesionistëve të vijës së parë ashtu edhe nga vetë qytetarët të cilët janë munduar të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mirëinformohen gjatë gjithë kohës.

Prej mesit të muajit Maj, ne mundëm të ulim pikën kulmore dhe tani fatmirësisht disa nga shtetet janë duke iu afruar fundit të valës së parë të pandemisë. Bizneset kanë filluar të hapen dhe qytetarët mund të lëvizin më lirshëm.

Momentalisht, vetëm 20% të personelit na lejohet të jemi të pranishëm në vendet e punës, kjo për një kohë të caktuar dhe duke mbajtur distancim fizik të posaçëm. Shpresoj që kjo hapje graduale të vazhdojë të përmirësojë situatën edhe pse në realitet pritet të kemi një rritje tënumrit të personave të infektuar në javët në vijim për shkak të protestave që po zhvillohen në shumë qytete tëSHBA këto javët e fundit.

Gjatë kësaj periudhe, unë, si kërkuese shkencore (në Universitetin e Pensilvanisë, në bashkëpunim me Spitalin e Fëmijëve nëFiladelfia si dhe disa qendra të tjera spitalore lokale), jam marrë me studimin e mostrave të pacientëve që kanë qenë pozitiv për COVID-19 dhe që në të njëjtën kohë janë paraqitur me probleme neurologjike.

E gjitha kjo, për të mësuar më tepër rreth rolit që ky virus luan në sistemin nervor.

Irma Kuka (Tiranë, Shqipëri): Pas gati tre muajsh nga izolimi i rastit të parë në Shqipëri, tani po përjetojmë efektet e lirimit të masave shtrënguese qeveritare, ku prej datës 1 Qershor thuajse çdo aktivitet është i lejuar. Këto ditë janë rritur rastet e të shtruarve në spital, rastet e pacientëve në reanimacion, si dhe numri i pacientëve me simptoma. Institucionet këshillojnë të kemi shumë kujdes dhe të respektojmë rregullat e higjienës respiratore, të lajmë duart dhe të ruajmë distancën fizike.

Julia Daragjati PhD (Padova, Itali): Ju sjell shembullin e qytetit ku unë banoj e punoj prej më shumë se 10-vitesh, qytetit universitar të Padovës. Çdo gjë filloi në fund të muajit Janar nëpërmjet një email-i ku rektori i universitetit ftonte për testime ndaj SARS-CoV-2 të gjithë personelin universitar (studentë kinezë, profesorë apo kërkues) të cilët muajin e fundit kishin qenë në Kinë apo kishin pasur kontakte me Kinën. Nuk vonoi shumë dhe në fund të muajit Shkurt u shënua viktima e parë në një fshat të kodrave padovane.

Universiteti së bashku me spitalin krijuan një task force ku u mundësua testimi i të gjithë banorëve të këtij fshati të vogël. Ky studim ishte shumë i rëndësishëm pasi solli rezultatinse 43% e të infektuarve nuk kishin asnjëlloj simptome dhe për këtë fakt, shumë lehtë virusi mund të përhapej prej këtyre personave që nuk ishin në dijeni mbi infektimin.  Ndërkohë virusi po bënte kërdinë në Lombardi.

Testimit iu nënshtrua gjithë personeli universitar e ai shëndetësor i spitalit, e më pas edhe në gjithë qytetin, duke parandaluar kështu infektimin brenda insitucioneve por gjithashtu edhe në gjithë qytetin e rajonin. Veneto, njihet si rajoni që përballoi më mirë situatën falë virologut që kishim në Padova dhe ekspertëve të task-forcës që me vendosmëri e të palodhur vazhdojnë ende studimet e kësaj pandemie.

Unë jam farmaciste dhe kërkuese postdoktorale në Departamentin e Shëndetit të Gruas dhe Fëmijës, pikërisht në onkologjinë pediatrike, aty ku puna nuk pushoi dhe kemioterapitë e programuara vazhduan në mënyrë të rregullt. Testimet për koronavirus u bëheshin pacientëve dhe familjarëve të tyre rregullisht. Kuptohet që frika ishte mjaft e madhe, sepse punohej në repart me pacientë të cilët imunitetin e kishin të kompromentuar, por parandalimi dhe testimet e vazhdueshme kanë qenë një element suksesi për përballimin pozitiv të situatës në ambientet spitalore.

Punët kërkimore ende vazhdojnë dhe studiuesit nuk janë ndalur. Mjekët, farmacistët, infermierët dhe i gjithë stafi shëndetësor punuan me orë të gjata. Ne ende vazhdojmë të jemi në një emergjencë, por tashmë diskutimet janë më të shpeshta për këtë bashkëjetesë me virusin dhe duket se njerëzit janë më të përgjegjshëm për të mirën e komunitetit.

Maskat kemi filluar t’i heqim para një jave në ambiente të hapura edhe pse shikon që janë bërë aksesori i jetës së përditshme dhe vazhdojmë t’i përdorim në spital, punë, në farmaci, në dyqane, autobus, trena, etj. Rutina universitare e të studiuarit u zhvillua në mënyrë virtuale. Padova është një qytet studentësh, por sot pa studentë!

Teuta Muhollari PhD(c) (Debrecen, Hungari): Situata sot në Hungari paraqitet e normalizuar thuajse në shumicën e qyteteve. Masat e ndërmarra nga autoritetet përkatëse për parandalimin e një skenari të padëshirueshëm duket se kanë funksionuar mirë dhe jetës së qytetarëve duket se po i rikthehet normaliteti.

Ky realitet nuk është tërësisht i ngjashëm me atë të jetës para pandemisë, por gjithsesi duket se është i nevojshëm e i shumëpritur thuajse nga shumica e shoqërisë. Prej rreth dy javësh, një pjesë e konsiderueshme e masave kufizuese të ndërmarra në fillimin e gjendjes së emergjencës, janë liruar. Pritet që në fund të dy javëshit të parë të muajit Qershor parlamenti Hungarez të votojë heqjen e statusit të emergjencës.

Njëherazi, shumë institucione të lidhura me jetën e përditshme të qytetarëve (si p.sh.: teatrot, kinematë, muzetë, pishinat etj.) priten të rihapen. Pjesa më e madhe e qytetarëve vazhdon të respektojë rregullat që qëndrojnë ende në zbatim për ambientet të cilat kërkojnë këtë përqasje. Prej këtij reflektimi, kuptoj që shumica e qytetarëve dëshiron të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit të vetes dhe tjetrit.

SHQIPTARËT NË USA, ITALI, SPANJË, HUNGARI NË BETEJËN NDAJ COVID-19

Denisa Baci PhD (Milano, Itali):Situata e shqiptarëve në Itali në betejën ndaj COVID-19 është pothuajse si e vendalinjve, pasi po përballen me të njëtat probleme. Për të qenë e vërtetë, shumica prej nesh kemi qenë më tepër të shqetësuar për situatën në Shqipëri, që fatmirësisht  u përballua mirë deri në këtë moment. Realisht nuk kam një numërtë shqiptarëve që kanë humbur jetën, por mund të them që problemet kryesore janë më tepër të aspektit ekonomik, sidomospër ata individë të cilëtzotëronin aktivitete komerciale.

Erand Llanaj PhD(c) (Debrecen, Hungari):Këtu ku jetojmë kemi një grup të vogël shqiptarësh nga Shqipëria, Kosova dhe trevat. Deri sot askush prej tyre nuk është prekur nga COVID-19. Madje para një jave një prej miqve tanë shqiptar, që dyshonte se mund të ishte infektuar, u testua menjëherë dhe rezultoi negativ. Përtej kësaj komuniteti ynë shqiptar ka respektuar masat dhe rregullat epidemiologjike.

Aldi Pupuleku PhD (Barcelonë, Spanjë):Nuk jam në dijeni të numrit të shqiptarëve që jetojnë në Spanjë, personalisht jam në kontakt me disa prej tyre. Besoj që të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu kanë pasur thuajse të njëjtat shqetësime dhe përqasje me situatën si vendasit. Bisedat qe kemi bërë, gjithmonë kanë pasur në fokus zhvillimin dhe menaxhimin e situatës jo vetëm në Spanjë por mbi të gjitha në Shqipëri pasi të gjithë kemi familje dhe të afërm që jetojnë atje. Jemi të kënaqur që Shqipëria e kaloi me sukses këtë fazë delikate dhe që nuk u përball me skenarin Spanjoll, Italian apo dhe si shumë shtete të tjera ku gjendja ka qenë goxha e rëndë.

Ina Mexhitaj PhD(c) (Pensilvani, SHBA):Si një prej komuniteteve më të mëdhenj të shqiptarëve në botë, ne që jetojmë nëSHBA ashtu si edhe vendasit, kemi hasur të njëjtat probleme dhe frikë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Meqenëse këtu statistikat demografike dhe rastet e konfirmuara me COVID-19 klasifikohen në përgjithësi në bazë të racave, është e vështirë të dihet me saktësi se sa i prekur ka qenë komuniteti shqiptar. Megjithatë, kam qëndruar vazhdimisht në kontakt me familjarë dhe kolegë dhe në përgjithësi mendoj se shqiptarët janë treguar me të vërtetë të ndërgjegjshëm dhe kanë zbatuar rregullat duke mbrojtur kështu jo vetëm veten por edhe të tjerët.

Irma Kuka (Tiranë, Shqipëri):Ftoj të gjithë komunitetin e mërgatës shqiptare kudo që ndodhet ta kthejë kokën pas nga vendlindja e ta ndihmojë atë me aftësitë dhe njohuritë që ka gjithsecili. Përvojat që të gjithë kanë marrë nëpër botë do ishin shumë me vlerë nëse do tëvendoseshin në dispozicion të vendlindjes.

Një shembull i këtij bashkëpunimi është dhe historia e lindjes së platformës shëndetësore HEDA Albania, e cila synon informimin e publikut dhe profesionistëve me qëllim promovimin e shëndetit të mirë (duke u bazuar në informacion të sigurtë) për të gjithë, si dhe ndërgjegjësimin për problematika të ndryshme shëndetësore. HEDA është një histori përkushtimi. Suksesi i saj vjen nga serioziteti dhe pasioni që ka secili prej bashkëpunëtorëve duke bërë që vlerat dhe profesionalizmi që ka secili prej nesh, të vendosen në shërbim të bashkë atdhetarëve tanë kudo qofshin. Vlen për t’u theksuar që ky projekt është vullnetar dhe ka lindur si njëfrymë bashkëpunimi midis  profesionistëve shqiptarë të fushës së shëndetësisë, psikologjisë, teknologjisë së informacionit dhe gjuhësisë. Porta e HEDAs do të jetë e hapur për të gjithë profesionistët që kanë dëshirë të kontribuojnë.

Julia Daragjati PhD (Padova, Itali): Nuk jam e vetmja shqiptare që punon në universitetin dhe spitalin e Padovas/ Veneto. Në punët e mija të përditshme jam ballafaquar dhe kam diskutuar me koleget e mija farmaciste dhe mjeke. Të gjithë kemi qenë të shqetësuar për çfarë po jetonim, e veçanërisht për të afërmit tanë të cilët banojnë në Shqipëri.

Ky ish momenti që lindi dëshirën time të bashkëpunimit me ekipin Heda me qëllim sjelljen në shqip të studimeve më të fundit të publikuara në revistat shkencore  në lidhje me virusin korona.

Teuta Muhollari PhD(c) (Debrecen, Hungari): Në qytetin ku unë jetoj kam kontakte me shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës. Të gjitha shqipet gëzojnë shëndet të mirë dhe  asnjë prej tyre nuk është i prekur prej COVID-19. Për gjatë gjithë kohës (veçanërisht këtë periudhë) jemi në kontakt të vazhdueshëm, së pari për t’u informuar mbi njeri-tjetrin dhe së dyti për të vazhduar shkëmbimet e mendimeve dhe përvojave tona, me qëllim përmirësimin e vendeve tona nëpërmjet veprave të prekshme.

Është kënaqësi e papërshkrueshme kur sheh dhe ndjen se evolucioni mendor i komunitetit shqipfolës e gjen patjetër një rrugë të evoluojë (edhe në kohë pandemie).

MESAZHE PËR DIASPORËN NË USA DHE LEXUESIT E DIELLIT

Denisa Baci PhD (Milano, Itali):Fillimisht dua t’ju përgëzoj përgazetën, për ndjenjat patriotike që kultivoni në diasporën shqiptare në USA dhe mbi të gjitha për iniciativat që ndërmerrni sidomos në 28-29 Nëntor.

Është diçka e mrekullueshme ajo qëpo bëni!  Në lidhje me situatën, lexuesve dua t’ju them të qëndrojnë të përgjegjshëm, vigjilent dhe mbi të gjitha të informuar duke përzgjedhur burimet e informacionit me shumë kujdes.

Erand Llanaj PhD(c) (Debrecen, Hungari): Mesazhi ynë për lexuesit e ‘Dielli’ dhe mërgatën shqiptare, është një mesazh që jemi përpjekur si ekip ta përçojmë dhe amplifikojmë këto muaj, gjatë të cilëve me përkushtim jemi vënë në dispozicion të kombit tonë duke prodhuar më shumë se 100 publikime shkencore, mbi 20 postera dhe algoritme informuese, mbi 30 intervista informuese dhe vetëdijësuese në media shqipfolëse, 6 përditësime teknike shkencore për profesionistët shqipfolës, përveç përmbledhjeve kërkimore të përdithme në shqip tek HEDA.AL.

Ne si bashkëatdhetar jemi në këtë situatë të pazakontë të përbashkuar dhe kemi ndarë vlerat më të mira të shqiptarisë, duke pikturuar një imazh që e ka identifikuar Shqipërinë gjatë kësaj periudhe me shkencë dhe shpresë. Kjo është Shqipëria jonë edhe pse copëzat e saj janë të shpërndara si degët e pemës, ka një trung të përbashkët me rrënjët thellë në vizionin e të parëve tanë. Shqipëria nuk është kur vetëm!

Aldi Pupuleku PhD (Barcelonë, Spanjë):Jemi në dijeni për situatën shqetësuese që po kalojnë Shtetet e Bashkuara si në lidhje me pandeminë po ashtu edhe me protestat që po zhvillohen kohët e fundit. Shpresojmë që gjërat atje të qetësohen sa më shpejt. I bëj thirrje bashkë këmbësve të mi që të kenë kujdes, të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse ashtu edhe ato të distancimit fizik ndërkohë që shkenca përparon në kohë rekord drejt zbulimit të një kure dhe një vaksine.

Ina Mexhitaj PhD(c) (Pensilvani, SHBA): Unë do të dëshiroja të jepja dy mesazhe shumë të rëndësishme për shqiptarët qëjetojnë këtu nëSHBA. Mesazhi i parë: të qëndrojmë vigjilente nëçdo moment pasi nuk e kemi kaluar këtë situatë akoma.Kështu që duhet të vazhdojmë të mbrohemi që të mos kemi valë të tjera kaq të vështira si kjo që sapo kaluam. Kjo është një përgjegjësi e tëgjithëve! Mesazhi i dytë: edhe pse mund të duket disi e çuditshme, në këtë situatë duhet të jemi më të hapur. Më të hapur në mendje, më të hapur të mësojmë për dukuritë që na rrethojnë, më të hapur me ato persona që lejojmë në jetën tonë të përditshme, më të hapur për tëdhënë ndihmë e dashuri jashtë komunitetit tonë.

Ne njihemi si një komb mikpritës e bujar, por nuk duhet të jemi të tillë vetëm me njeri-tjetrin e ata që njohim e duam.  Le të hapim dyert e mendjes, zemrës dhe të shtëpisë,vetëmnë këtë mënyrë mund të bëhemi pjesë integrale e kësaj shoqërie dhe këtij vendi për të cilin punojmëe sakrifikojmë aq shumë, e që njëherazi na jep kaq shumë mbrapsht. Kemi kaluar, po kalojmë dhe do vazhdojmë të kalojmë me të vërtetë një situatë të vështirë si nga ana shëndetësore, mendore ashtu edhe ajo sociale. Kudo rreth nesh shohim padrejtësi dhe protesta për të drejta njerëzore për të cilat duhet të jemi të informuar për tu integruar plotësisht në këtë shoqëri të larmishme e cila na ka hapur dyert. Në një vend si ky, nuk mund të jetojmë në vakum dhe nuk mund tëmbyllim dot sytë kur shohim se çfarë po ndodh jashtë oborrit tonë. Le të informohemi dhe të japim kontributin tonë me çfarëkemi mundësi e sa do i vogël të jetë.

Le të marrim hapa të vegjël drejt një të ardhme më të shëndetshme, më të drejtë e tëbarabartë, më të sigurtë, më të ndritur e më tëmirë për të gjithë ne. We’re ALL in this together!

Julia Daragjati PhD (Padova, Itali):Ju falënderoj për këtë intervistë dhe interesin që keni shprehur për këtë ekip, icili në të vërtetë ka punuar me shumë përkushtim për të informuar shqiptarët kudo që ndodhen për këtë situatë pandemie që preku mbarë globin. Kjo është një punë që u realizua falë dashurisë: ndaj shkencës, familjarëve e të afërmve. Prandaj shkencën e sollëm në gjuhën e zemrës, gjuhën amtare të gjithë shqiptarëve, në këtë gjuhë që është edhe e juaja, lexues të nderuar!

Teuta Muhollari PhD(c) (Debrecen, Hungari): Ajo që globi po përjeton sot, nuk është një situatë TËRËSISHT e NGJASHME me atë të para pandemisë… gjithashtu nuk është një situatë TËRËSISHT e NDRYSHME nga ajo më parë… Dinamika e zhvillimit të kësaj pandemie dhe nevoja për ta menaxhuar atë me sa më pak humbje, na ka vënë në një sprovë të gjithëve në planet. Për të parën herë, ne, ‘Njerëzimit të Sotëm’, na u desh të sakrifikonim një element (edhe pse në një perspektivë të kufizuar) për të cilin luftuam gjithmonë në të shkuarën me njeri-tjetrin, ‘LIRINË’…

Një pjesë prej nesh, ende sot, e marrim të mirëqenë gjithë historinë, e cila disa herë u ‘shkrua me armë’ (nga mungesa e një mjeti më të sofistikuar e të bërit luftë) e disa herë u shkrua me penë. E gjitha kjo histori, e shkruar për ty, për mua, për ne… Është në dorën e të gjithëve ne të ‘sotmëve‘ të vendosim se cilin mjet do të zgjedhim për të shkruar historinë e së nesërmes… e së nesërmes e cila nuk do të harrojë të pyesë sërisht për pandeminë…