Këtë fundjavë në qytetin Biel-Bienne të Zvicrës u themelua Shoqata Humanitare “Xhevat Nitaj”. Pasi u lexua statuti, të pranishmit kanë nderuar me një minutë heshtje heroin e Kosovës, i cili kishte rënë në krye të detyrës më 14 Prill 1999 në betejën e Koshares.
Qëllimi i kësaj shoqate është që ti vijë në ndihmë me bazë materiale ” Mahallës Tonë” Nitaj dhe Kukalaj në Voksh të Deçanit.
Për të nderuar kujtiimin e një prej heronjve të Kosovës, shoqatës ju vendos emri Xhevat Nitaj. Në takimin e parë të kësaj shoqate ishte i ftuar edhe artisti nga Deçani, Mentor Mushkolaj i cili interpretoi për herë të parë një këngë kushtuar heroit të Kosovës Xhevat Nitaj.