Zvicër / Për herë të parë të huajt në Bazel fitojnë të drejtën për t’u zgjedhur

E shtunë, 18 Maj, 2024

Kantoni Basel-stadt është kantoni i parë në Zvicër, ku të huajt do të kenë jo vetëm të drejtën për të votuar por gjithashtu do të kenë mundësinë të kandidohen, respektivisht të zgjidhen, shkruan srf.ch.

Kjo u bë e mundur pasi Parlamenti kantonal ka miratuar një mocion përkatës, me një shumicë të ngushtë (48 pro, 46 kundër dhe 2 abstenime, transmeton albinfo.ch.). Mocionin e kishte iniciuar deputetja e Partisë Socialdemokrate (SP) Edibe Gölgeli, me prejardhje turke.

Për ta pasur këtë të drejtë, të rriturit që nuk kanë shtetësi zvicerane duhet të kenë jetuar në kantonin Bazel-Stadt për të paktën pesë vjet dhe të kenë një leje qëndrimi të përhershëm në Zvicër, konkterisht vizën C.

Grupet parlamentare të krahut të djathtë kanë votuar kundër mocionit, transmeton albinfo.ch. “Vetëm natyralizimi është mënyra e duhur për të pasur një rol në politikë”, shpjegojnë grupet në fjalë.

Qeveria e Bazelit tani ka në dispozicion dy vjet për të përgatitur një model konkret rreth kësaj të drejte të re të fituar. Ndërsa inicuesja, këshilltarja nga SP, kishte kërkuar që mocioni i saj të zbatohej brenda gjashtë muajve.

Sipas të dhënave të vitit 2019 në Zvicër jetojnë 2.1 milionë persona të huaj. Me një popullsi të përgjithshme prej 8.526 milionë banorë, kjo përbën shifër 25% të të huajve.

Llogaritet që numri i shqiptarëve në Zvicër të jetë rreth 110 mijë.