Itali / Poeti shqiptar Elvi Proko boton librin dygjuhësh “Axis Nullae”

E hënë, 29 Prill, 2024

Studiuesja e letërsisë, profesoresha Klara Kodra, ka përkthyer në italisht, vëllimin me poezi të poetit të ri Elvi Proko, me titullin tepër origjinal “Axis Nullae”.

Elvi Proko jeton prej vitesh në Romë dhe dashurinë disavjeçare për fjalën shqipe dhe për poezinë i ka kurorëzuar me botimin e librit dygjuhësh, shqip-italisht.

Titulli aq shprehës “Axis Nullae” është një parodizim nihilist i termit “Axis Mundi”, që, në mitologji dhe religjione të ndryshme, simbolizon boshtin, rrugën që lidh botën me përtej botën, mikrokozmosin me makrokozmosin.

Vetë strukturimi i cikleve të poezive ka një bazë mitologjike që shfrytëzohet në funksion të botëvegimit të poetit. “Cikli i Meduzës” simbolizon Tokën (Meduza ishte përbindësh tokësor). “Cikli i Hadesit” shpreh botën e të vdekurve sipas mitologjisë greke dhe përtej tij gjendej një përtejbotë akoma më e errët, Tartari që i jep emrin “Ciklit të Tartarit”.

Sipas prof. Klara Kodra, e cila njëherësh ka përshtatur edhe versionin në italisht të vargjeve, poezia e Elvi Prokos do të mund të vendosej midis hermetizmit dhe pas-hermetizmit, dy prirjeve kryesore të poezisë shqiptare bashkëkohore. Gjithsesi autori parapëlqen hermetizmin dhe në një mënyrë të vetën, për të mos rënë në pasmodernizmin, të cilin e sheh si kurth, meqenëse aty mjet shprehës metaforik bëhet abstraktja, synon të bëjë një sintezë të hermetizmit me simbolizmin, surrealizmin dhe futurizmin.

Poezia për Elvi Prokon i ngjan një katarsisi nëpërmjet të cilit poeti do të yshtë mendimin negativ. Vetmia e heroit lirik nuk buron nga përbuzja apo neveria për njerëzimin, edhe nëse ky hero shfaq dukshëm një farë cinizmi, po nga një dëshirë e zjarrtë për të rigjetur idealet.  / Redaktori.net