Virologia shqiptare Miranda Xhilaga: Si u përball Australia me Covid-19

E martë, 21 Maj, 2024

Mjekja shqiptare, Miranda Xhilaga e diplomuar për Virologji në Universitetin Monash, skanon situatën e pandemisë globale Covid-19 në shtetin e Australisë, aty ku jeton dhe ushtron profesionin e saj prej vitesh.

Ajo rrëfen për gazetën “Dielli” masat e marra nga qeveria australiane, betejën e personelit mjekësor ndaj Covid-19, por edhe mënyrën sesi është përballur komuniteti i shqiptarëve me këtë virus të panjohur.

Situata e Covid-19 në Australi

Australia numëron më shumë se 7079 raste të konfirmuara infeksoni me SARS-CoV2, nga të cilët 6440 janë shëruar dhe 100 kanë humbur jetën. Numrat e ulët në krahasim me USA e shumë vende të tjera të Europës janë pasqyrim i masave të menjëhershme për izolimin dhe gjurmimin e kontakteve të të infektuarve me anëtarë të komunitetit. Shumica e këtyre rasteve janë identifikuar si qytetarë australianë që janë kthyer nga udhëtime në vende ku virusi kishte filluar të përhapej. Tani këtu ka vetëm 1000 raste aktive, dhe gjatë javës së kaluar, shkalla e infeksionit ditor ka mbetur e ulët. Testimi mbetet i lartë, me më shumë se 730,000 teste të ndërmarra deri tani.

Masat e marra nga qeveria australiane

Që në fillim u morën masa të rrepta, u mbyllën kufijtë ajror me jashtë dhe kufijtë tokësorë mes shteteve. U mbyllën shkollat, restorantet, vendet publike, u anuluan aktivitete, u mbyll pothuajse e gjithë ekonomia, u izoluam të gjithë nëpër shtëpitë tona dhe filloi testimi i menjëhershëm ndërsa spitalet vunë në dispozicion gjithcka mund të duhej. Ky quhet Niveli 3 izolimit. Shumica e të punësuarve vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Për shkak të grushtit që mori ekonomia, shumë humbën punën por qeveria australiane iu erdhi në ndihmë të gjithëve pothuajse me paketa të veçanta ndihme. Paketa e parë ishte $131 billion, përfshirë ndihmë jo vetëm për individët por edhe për bizneset e vogla. Fëmijët kanë pothuajse dy muaj që mësojnë online.

Si paraqitet kurba e të infektuarve

Tashmë kurba është sheshuar. Kabineti qeveritar kombëtar ka përgatitur një plan për hapjen graduale të ekonomisë. Tani ne mund të mblidhemi deri në 500 persona jashtë dhe 100 persona në ambjente të brendshme. Mund të ftojmë miq në shtëpi, të frekuentojmë restorantet, të bëjmë ushtrime fizike në grupe, të mund të vizitojmë shtëpi që shiten dhe fëmijët fillojnë shkollën gradualisht duke filluar nga data 26 maj. Por mesazhi është i qartë: çdo hap që bëjmë duhet të shoqërohet me një angazhim mbarë-kombëtar për t’i qëndruar besnikë këtyre rregullave: qëndrim 1.5 metra larg nga individë të tjerë, të vazhdojmë larjen e duarve dhe respektojmë higjenën e kollës / tështitjes, të qëndrojmë në shtëpi kur nuk jemi mirë, dhe të testohemi nëse kemi vështiresi në frymëmarrje ose ethe, të shkarkojmë aplikacionin COVID-Safe që të mund ta ndjekim përhapjen e virusit shpejt, dhe të zhvillohen plane të sigurta COVID për vendet e punës ndërsa shumë prej nesh kthehemi në punë. I gjithë suksesi për të parandaluar një valë të dytë varet nga zbatimi i këtyre rregullave.

Shqiptarët në Australi

Në Australi jeton një komunitet shqiptar që përfshin më shumë se 11 mijë individë ardhur nga të gjitha trojet shqiptare. Nuk ka shifra në mediat australiane për minoritete të caktuara prekur nga pandemia. Ky është një komunitet i bashkuar dhe shifra të tilla ekzistojnë ndoshta vetëm për studime të ardhshme në fushën e shëndetit publik. Por ajo që di është se qeveria australiane, duke marrë parasysh nivelin e ndryshëm të njohjes së gjuhës angleze, është kujdesur të publikojë informacione rreth COVID 19 në gjuhën shqipe.

Dua të theksoj se ndërsa gjendja në Australi përmirësohet nga dita në ditë, në vende si USA, Europën, Rusia etj, vazhdon lufta e përditshme për të shpëtuar sa më shumë jetë e për të ulur numrin e infeksioneve. Jemi në këtë situatë së bashku. Shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe që humbjet e kaq shumë jetëve të na jenë bërë mësime të rëndësishme për epidemi të ardhshme.