Suedi / Hamit Gurguri flet për letersinë dhe autorët shqiptarë në Diasporë

E hënë, 29 Prill, 2024

Shkrimtari shqiptar Hamit Gurguri, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë, flet mbi tregimet, novelat dhe romanet e botuara në Suedi, përfshirë romanin e tij të parë, dhe vlerësimet e veprave të tjera të shkrimtarit.

Gjithsej ai ka botuar 47 romane, ku i fundit është “Të zeza me breza”. Sipas mendimit të tij letërsia shqiptare në Suedi është degë e letërsisë shqipe. Numri i shkrimtarëve shqiptarë atje nuk është i vogël por bashkëpunimi mes tyre mungon.

“Shkrimtar shqiptarë këtu në Suedi ka shumë por unë do të veçoja vetëm një që akoma nuk e kam takuar, i cili është Ramadan Rexhepi. Veprat e tij janë ato të cilat ne shkrimtarët mund të marrim shembull dhe ne duhet ta falenderojmë për kontributin që ai ka dhënë për letërsinë shqipe. Një tjetër poet që më ka befasuar është Riza Shaqiri, i cili është zgjedhur mësuesi më i dashur i gjuhës amtare në Suedi”, shprehet ai.

Libri i parë që ka shkruar është “Kah Guri i Plakës”, të cilin e ka shkruar për vendlindjen. Në botimin e parë ka shkruar tregime dhe novela dhe në botimin e dytë është quajtur roman. Në fillim e ka përgatitur këtë libër në suedisht por pastaj e ka shkruar në shqip sepse mendonte se kishte një borxh ndaj vendlindjes. Ai shprehet se shumica e veprave të tij janë nga ai fshat, dhe mundohet sa herë të kujtojë fytyrat e moçme të pleqve të fshatit. Ai i shpreh atyre falenderimin dhe mirënjohjen se ata janë bashkëshkrimtarë në veprat e tij.

“Njerëzit e atij fshati ishin shumë të duruar me mua me aq shumë pyetje sa unë u bëja. Kur i pyesja për ndonjë datë , ata nuk e dinin me siguri por më thonin “dy javë para ShënGjergjit” dhe prapë koha e tyre ishte më e saktë se e imja. Unë jam rritur në tregimet për historinë e vendit tim dhe do më mbesin në kujtime për gjithë jetën. Bota duhet të kuptojë se ne jemi një popull i vogël dhe se nuk largohemi dot me mendje nga atje. Unë gjithmonë them se vendlindja ime është më e bukur se Stockholm dhe disa fillojnë e qeshin me këtë gjë”, thekson ai.

Fazli Grajcevci ishte mësuesi i tij i parë dhe gjithmonë ai tregon se ndihet sikur ai është pranë me të në çdo moment kur ai shkruan. Ky mësues ishte ai që e ka futur në një grup letrar dhe është kujdesur t’i shkruajë këshilla për çdo poezi të tij.

“Kur kam filluar të përkthej si model kam Fan S. Nolin sepse në shkollë kam mësuar se përkthyes ka shumë por shqipërues ka pak. Ai ka bërë që veprat e mëdha botërore të flasin shqip. Veprat e Ismail Kadaresë janë përkthyer nga gjuha frënge në shqip dhe mund të them se ka ndryshime. Po të përktheheshin nga shqipja në suedisht do të ishte shumë më mirë sepse nga një gjuhë në një tjetër vepra humbet”, përfundon ai.