Veprimtari nga Diaspora: Ëndrra e çdo mërgimtari është që një ditë të kthehet

E shtunë, 4 Maj, 2024

Një histori suksesi nga Diapora është ajo e Idris Ibishit në Zvicër. Ai punon në një kompani sigurimi dhe shërben si urë lidhëse mes njerëzve dhe kompanive të mëdha.

Por pavarësisht se jeton dhe operon në një shtet të qendrueshëm ekonomik, Ibishi thotë se ”njeriu asnjëherë nuk mund të ndjehet i plotësuar në vend tjetër përpos vendlindjes.”

Sipërmarrësi shqiptar tregon në një intervistë për Bonzo.Info motivet që e shtynë të emigronte nga Maqedonia e Veriut në Zvicër, si dhe sa ndryshojnë këto dy vende nga njëra-tjetra.

Çfarë ju shtyu të emigronit në Zvicër dhe ç’ju motivon sot?

Fatkeqësisht, motivi dihet. Sikundër shumë shqiptarë që mërguan për një të ardhme më të mirë, për atë qëllim u largova edhe unë. Me kalimin e kohës, me kalimin e viteve, fillon e përshtatesh në vendin ku jeton e mëson më shumë për mundësitë që të ofron ai vend, në këtë rast Zvicra. Sot mua më motivon gjithçka e bukur, qoftë njerëzit e mirë, sjellja e tyre,  por motivi im kryesor, kudo që të jem, ka qenë dhe do ngelet familja dhe dashuria e tyre. 

Çfarë ka të përbashkët Zvicra me Maqedoninë? 

Zvicra me Maqedoninë e Veriut mund të themi se janë dy shtete që nuk mund të krahasohen. Zvicra është shtet që të jep mundësi të shumta, sidomos mundësi punësimi. Këtu vlerësohesh në bazë të meritave të tua. Ndërkaq, dihet realiteti në Maqedoni. Por, gjithnjë shpresojmë se edhe aty gjërat do fillojnë të përmirësohen dhe të largohet oligarkia që mbizotëron thuajse në çdo cep të territorit. 

Çfarë ju mungon më shumë nga vendlindja?

Njeriu asnjëherë nuk mund të ndjehet i plotësuar në vend tjetër përpos vendlindjes. Gjatë gjithë kohës të mungon familja, të mungon vendi ku je rritur, të mungojnë miqtë dhe takimet me to.

Nëse do ju jepej mundësia, a do të ktheheshit në vendlindje?

Është problem dhe pak e vështirë të kthehesh nga një vend siç është Zvicra, ku mentaliteti, mënyra e jetesës është shumë më ndryshe. Ndoshta përshtatja në Maqedoni të Veriut do të ishte e pamundur. Fatkeqësisht Maqedonia e Veriut dihet se është një shtet jo i qendrueshëm, qoftë në aspektin ekonomik apo politik. Por gjithsesi, ëndrra e çdo mërgimtari është që një ditë te kthehet dhe të kontribuojë në vendlindjen e vet me aftësitë dhe pervojat e fituara, e tillë është edhe e imja.

Çfarë kërkohet më së shumti nga punonjësit në punën që bëni?

Këtu gati për gjithçka, duke filluar nga shëndeti e deri tek gjëja më e vogël që e posedojnë njerëzit, kanë sigurim. Kjo është pikërisht puna që unë ushtroj për një kohë të gjatë. Në fakt jemi një urë lidhëse mes tyre dhe kompanive të mëdha që marrin përsipër sigurimet e tyre. Është punë që gati gjithë kohës je në zyrë dhe në takim me klientët e tu, për t’i dhënë besimin e duhur që siguria të jetë në nivelin që ato deshirojnë!

Si ka ndikuar pandemia Covid-19 tek ju? 

Unë mundohem që në jetë gjatë gjithë kohës të kuptoj mesazhin dhe porositë që na jep Zoti. Nuk është e lehtë në këto kohë pandemie të jesh i qetë. Gjithsesi, koha që kalojmë në shtëpi me familjen na rikujton sa shumë kemi humbur me gjëra të pavlefshme, duke harruar se nuk ka gjë më të bukur se kalimi i kohës me njerëzit që do. Në aspektin e punës edhe këtu një periudhë kemi punuar nga shtëpia. Fatmirësisht puna që unë bëj realizohet në një pjesë të mirë të kohës nga kompjuteri. Jemi munduar të jemi efektivë aq sa është e mundur, për të qenë sa më afër nevojave të klientëve tanë.

Si do ta këshillonit rininë e sotme?

Të punojnë fort për ëndrrat e tyre, të mundohen vazhdimisht dhe asnjëherë të mos dorëzohen, pasi gjatë gjithë kohës ekziston një dritë në fund të tunelit. Edhe atyre një ditë mund do ju shpërblehet. Të bëhen të zotët e vetes sepse asnjë kafshatë nuk shijon më mirë se ajo që ke arritur vet me mund e dije. Mbi të gjitha, këtë kohë pandemie ta shfrytëzojnë për të mirë, në aftësimin e tyre intelektual dhe profesional, duke mos harruar t’ju përmbahen rregullave të OBSH.

Burimi origjinal, këtu: