Covid /Dua Lipa anulon “Sunny Hill Festival”: Shëndeti dhe siguria, mbi gjithçka

E premte, 3 Maj, 2024

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa njoftoi se për shkak të pandemisë globale, festivali që ajo organizon çdo vit në Kosovë, “Sunny Hill” nuk do të organizohet.

“Me keqardhje na duhet t’ju njoftojmë se Suny Hill Festival 2020 nuk do të organizohet këtë gusht për shkak të krizës shëndetësore globale të pashembullt të shkaktuar nga Covid-19. Shëndeti dhe siguria e të pranishmëve, stafit, partnerëve, artistëve, miqve dhe të gjithë komunitetit të festivalit janë më të rëndësishëm për ne. Na vjen keq që nuk mundëm të festonim këtë verë, por mezi presim 2021-shin. Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe për të tjerët duke zbatuar rregullat e autoriteteve mjekësor’’, shkruhet në faqen zyrtare të Sunny Hill Festival.

Në një postim në faqen zyrtare të “Sunny Hill”, njoftohet gjithashtu se festivali i vitit 2021 nuk do të organizohet sikurse paraardhësit në parkun e Gërmisë, por në një skenë më të madhe, në një amfiteatër dhe me kamping buzë liqenit.

Sunny Hill organizohet nga Dua dhe producenti e njëherazi babai i saj, Dukagjin Lipa. Qëllimi parësor i këtij festivali është promovimi i Kosovës, teksa ftohen emra të njohur të muzikës botërore.

Të ardhurat e fituara nga biletat e shitura shkojnë për “Sunny Hill Foundation” i themeluar rreth 3 vite më parë. Në gusht të vitit 2018, ky fondacion dhuroi 100,000 euro për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të muzikës në Kosovë. Vitin e kaluar, Dua Lipa bëri me dije gjatë konferencës për shtyp se 150, 000 euro do të shkojnë për ndërtimin e “Sunny Hill Academy” -një qendër e re e artit dhe inovacionit në Prishtine.