Tregu europian i automobilëve, “viktimë” e krizës Covid

E premte, 26 Prill, 2024

Në vendet e Bashkimit Europian janë shitur në prill rreth tre të katërtat më pak automjete krahasuar me një vit më parë, për shkak të pandemisë Covid-19. Tregu i makinave paraqitet në gjendje dramatike veçanërisht në Itali dhe Spanjë.

Në Bashkimin Europian janë licencuar në prill saktësisht 270.682 vetura të reja, që do të thotë 76 përqind më pak se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Këto të dhëna u komunikuan nga Shoqata e Degës së Automobilëve, Acea, në Bruksel.

Numri i automjeteve të licensuara në qarkullim kishte rënë në janar dhe në shkurt, por në valën e krizës shitjet ranë me 50 përqind. Që në fillim të vitit pati rënie të kërkesave për automjete të reja në Bashkimin Europian me gati 40 përqind. Në prill të gjitha sallonet e shitjes së automjeteve ishin praktikisht të mbyllura. Secili nga 27 tregjet në BE ka pasur humbje në kuotat mbi 10 përqind, sipas shoqatës Acea.

Veçanërisht vendet e prekura më shumë prej pandemisë kanë pasur humbje dramatike në këtë treg: Italia, -97,6 përqind, Spanja -96,5 përqind, Franca -88,8 përqind. Në Britaninë e Madhe, që nuk është më pjesë e BE-së, shitjet e autmjeteve ranë me 97 përqind.

Fiat-Chrysler humb 90 përqind

Tregu i BE-së për automjetet e reja, sipas ekspertëve ka përjetuar një rënie të pashembullt deri më sot. Këtë e pasqyrojnë edhe shifrat e prodhuesve të veçantë të automjeteve: Koncerni gjerman Volkswagen me të gjitha markat e tij të automjeteve ka pësuar një minus mbi 70 përqind.

Tek Daimler po ashtu rënia është mbi 70 përqind. Prodhuesi francez i automobilëve Renault dhe PSA kanë pësuar humbje me 80 përqind dhe koncerni amerikan Fiat-Chrysler madje arrin kuotën gati 90 përqind.

Nëse dobësohen prodhuesit e automobilëve, kjo prek fort edhe degën e prodhimit të pjesëve të këmbimit. Pjesë të mëdha të industrisë gjermane të automobilëve për shkak të krizës po përgatiten të shkurtojnë vendet e punës.

Këtë e tregoi edhe një sondazh i realizuar nga shoqata e kësaj dege të industrisë, VDA. Vetëm në rreth 130 firma të pyetura rrezikohen menjëherë rreth 12.500 vende pune. Disa firma, sikurse pohojnë, parashikojnë shkurtime të vendeve të punës deri në 40 përqind.