Verë 2020 / Vlonjatët ftojnë turistët të zbulojnë “sekretet” e qytetit të tyre

E premte, 26 Prill, 2024

Pandemia Covid-19 ka bërë që e gjithë bota të stepet kur bëhet fjalë për të ardhmen e turizmit, përfshirë këtu Shqipërinë.

Megjithatë, qytetarët e Vlorës bëjnë thirrje për ta vizituar qytetin bregdetar për vlerat natyrore, historike dhe kulturore, gjithmonë duke respektuar masat mbrojtëse ndaj përhapjes së koronavirusit.

Nga vendet e tyre të preferuara dhe piktoreske, ata rendisin arsyet specifike se përse këtë sezon veror duhet vizituar pikërisht Vlora.

“Fluturimi im i parë është bërë në Vlorë, kështu që ky qytet është dashuria më e madhe për mua, me kujtimet më të bukura”, thotë Lorina.

“Vlora nuk është vetëm qyteti i historisë së madhe dhe natyrës së mrekullueshme. Kushdo që e ka takuar, e ka prekur, sikur vetëm një herë  mikpritjen shqiptare, është bërë rob i saj përjetësisht”, shprehet Efrosina.

“Merre forcën për të rifilluar nga Hyjëlindësja, aty ku mrekullisht takohen cicërimat e zogjve dhe psherëtima e dallgëve, duke krijuar simfoni unike, atë të tingujve mes tokës dhe detit. Këtë verë shkrihu me perëndimin”, thotë Ebri.

“Në objektivin e një fotografi, e bukura ka shumë nuanca, njësoj si rrezet e arta të diellit, kur takohen kristalet e bardha të kripës me vellon e një nuseje apo dorëzimin e një dashurie. Thuaji po atij apo asaj, natyrës së bukur dhe Vlorës”, shprehet Juli.

“Heroi ynë kombëtar, Skëndërbeu ka gjuhën pikërisht këtu. Po ashtu babai i kombit, Ismail Qemali. Kanina, sa shumë të ofron ky vend. Histori, kulturë, peisazh, natyrë, gastronomi, por mbi të gjitha, shumë zemër”, thotë  Afrovita.

“Dritat, ngjyrat dhe magjia e një atmosfere të ngrohtë festive janë në sintoni me përkushtimin profesional. Jemi këtu për të projektuar eventet tuaja”, thotë Evansi.

“Pra Vlora, ofron gjithçka. Këtë verë të pres në Vlorë”, përfundon Anka.