Mjeku shqiptar Refet Nura tregon betejën e Suedisë ndaj Covid-19

E premte, 3 Maj, 2024

Doktor Refet Nura, i cili jeton dhe punon prej vitesh në Suedi, rrëfen  betejën e shtetit skandinav me pandeminë Covid-19.

Në një intervistë të dhënë për gazetën Dielli, New York, Nura ndalet tek shëndetësia, arsimi, ekonomia dhe politika aktuale suedeze, masat e marra, si dhe tek mënyra se si po e përballon këtë periudhë të vështirë komuniteti shqiptar.

Situara me Covid-19 në Suedi

Suedia që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, është përcaktuar për një mënyrë më të moderuar, më liberale për t”u përballur me këtë të keqe, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete të cilat në masë të madhe ndryshojnë nga shtetet tjera dhe pak a shumë është unike. Suedia ishte e veçantë për dhënien e këshillave, rekomandimeve dhe informimit të popullsisë në mënyrë profesionale nga ekspertët dhe epidemiologët që në fakt u prijnë edhe të tjerëve ekspertë nga fushat e kujdesit shëndetësor primar dhe sekondar, infektologë, imunologë, astesiologë, etj, por asesi për masa ndëshkuese, penalizuese dhe dënuese. Ndërkohë që shumica e shteteve tjera u përcaktuan për marrjen e masave nga qendra duke shkuar nga jashtë, Suedia veproi nga e kundërta. I shtrëngoi dhe ndërmori masa nga jashtë për në brendësi dhe varësisht nga intensiteti i të infektuarve dhe rritjes së numrit të të prekurve nga virusi, i balancoi masat konform kapacitetit që kishte në mënyrë që të mos kishte një eksplodim të të infektuarve dhe të të sëmurëve dhe që të mos kishte mundësi të përballej në mënyrë konform standardeve që mbretërojnë në shtetin suedez. Balancimi u arrit shumë shpejt dhe përkundër përgatitjeve që bëri për hapjen e spitaleve “fushore”, thuajse të improvizuara, edhe pse nuk kishte nevojë të domosdoshme për hapjen e tyre.

Shëndetësia, arsimi, ekonomia, politika suedeze

Ekspertët shëndetësorë që ishin në vijën e parë dhe që kishin mbrapa tyre edhe politikanët e tyre, u përqendruan kryesisht në disa shtylla që në fakt janë edhe jetike për funksionimin e shtetit në tërësi. Së pari u fokusuan në shëndetësi, në parandalimin e përhapjes së infeksionit tek kategoritë e rrezikuara, tek të moshuarit dhe tek ata që kanë disa sëmundje përcjellëse; në radhë të parë te të sëmurët me diabet, hipertension, obezitet, sëmundje kancerogjene apo sëmundje me imunitet të dobët. Në këtë pikë mbase duket se nuk ka arritur që të parandalojë përhapjen e virusit sepse me mjaft shpejtësi u përhap në institucionet që përkujdesen për të moshuarit. Kjo ishte me pasoja për shumë të moshuar që fatkeqësisht përfunduan edhe me vdekje. Fokusimi tjetër ishte ruajtja dhe balancimi i ekonomisë. Një ekonomi e dobësuar do të ishte me pasoja, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen. Prandaj ekonomia, bizneset e ndryshme reduktuan punën në disa sektore dhe prodhimtaria ka vazhduar edhe pse në shumë raste me ritëm më të ngadalësuar. Pastaj fokusimi tjetër ishte edhe në politikë. Si një demokraci mjaft e konsoliduar në shtetin suedez është po aq e rëndësishme edhe ruajtja edhe kultivimi i mirëbesimit në relacionin shtet – qeveri – popull. Si gjithmonë marrja e vendimeve të përkushtuara për të mirën e popullit dhe jo për shfrytëzimin e situatës dhe forcimit të pushtetit për shkak të gjendjes, që për hir të vërtetes, për shkak të menaxhimit të mirë të situatës, partitë në pushtet kanë rritë besueshmërinë më shumë se 10 %, gjithnjë sipas sondazheve. Transparencë dhe llogaridhënie, është motoja e tyre. Mos aplikimi, imponimi i masave të rrepta dhe mos cënimi i të drejtave qytetare janë jetike për sistemin politik në Suedi. Fokusimi në arsim është edhe një strategji që shteti me shumë sukses arriti që të mos e defunksionalizojë duke mos i mbyllur shkollat e nivelit të ulët dhe çerdhet derisa ato në nivel të gjimnazit dhe në universitete i mbylli duke mundësuar aplikimin e mësimit Online.

Masat e marra nga Suedia

Masat e marra nga shteti suedez, të cilat populli i respekton me fanatizëm por edhe me solidaritet, janë: higjiena personale dhe kolektive, mbajtja e distancës fizike/sociale, shmangia e grumbullimit në vend dhe hapësira të caktuara të më shumë se 50 personave, ndalimi i vizitave të të sëmurëve në spitale nga të afërmit e tyre, ndalimi po ashtu i vizitës së të afërmve në shtëpitë e të moshuarve. Përdorimi i barrierave, mjetëve mbrojtëse gjatë punës me të moshuarit. Rekomandimet që të moshuarit t’i shmangen lëvizjeve të panevojshme në qytet, qoftë edhe për të blerë ushqime, si dhe të ndihmohen për të blerë gjëra që ju nevojiten përmes mekanizmave të organizuara. Pra masat pak a shumë janë si më lart por ka edhe specifikime të tjera. Informacione para dyqaneve, restoranteve, transportit publik, ambienteve publike se si njerëzit të sillen konformë gjendjes që mbretëron. Në rrugë apo ambiente publike shumë rrallë mund të shohësh dikë që ka mask apo dorashka.

Shqiptarët në Suedi

Situata e shqiptarëve, me aq informata sa kam, nuk ndryshon nga grupet tjera në përgjithësi, përjashtuar këtu pjestarë të disa migrantëve nga shtetet e Afrikës të cilët në përgjithësi janë më të goditurit. Bashkëkombësit tanë janë më të përqendruar në qytete të mëdhaja si Göteborg, Malmö dhe Stockholm dhe numri i të infektuarve është më i madh në këto qytete edhe për shkak të dendësisë së popullsisë. Gjithsesi, mendoj se Suedia e ka menaxhuar situatën mjaft mirë. Kishte periudha të ndryshme kohore gjatë pandemisë kur epidemiologu shtetëror mbi të cilin peshon thuaja barra kryesore e përgjegjësisë, ju nënshtrua një presioni të lartë si brenda shtetit po ashtu edhe nga jashtë, sepse Suedia po bënte një menaxhim të situatës krejt ndryshe nga shtetet tjera. Ky presion megjithatë është përballuar dhe tejkaluar dhe tani në këtë drejtim situata është më e qetë, pasi  në vazhdimësi vijnë vlerësime pozitive nga institucione të shumta relevante nga shtete të ndryshme që gjithnjë e më shumë po e pëlqejnë “modelin” suedez, model ky që ka për qëllim të ashtuquajturin “imunizimi i tufës”. Në fakt ky epidemiolog kishte udhëhequr luftën kundër SARS/ EBOLA virusit në Afrikë shumë vite më parë.

Situata aktuale, kurba e virusit 

Tani që po shkruajmë, numri i të verifikuarve që janë prekur nga koronavirusi është 27272, i atyre që po trajtohen në spitale është 1765, i të vdekurve është 3313. Po them i të verifikuarve sepse ka shumë më shumë të prekur nga viroza por që nuk ju bëhet testimi. Testohen për momentin ata të cilët janë të ndikuar nga viroza dhe do të trajtohen/mjekohen në spital dhe kohët e fundit testohet edhe personeli që punon me të moshuarit. Rreth 90% nga numri i të vdekurve janë mbi moshën 70-vjeçare, ndërsa 70% janë mbi moshën 80-vjeçare. Ndërkohë, shumica që kanë ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese apo edhe një numër mjaft i konsideruar i të vdekurve, kanë qenë në fazën terminale të jetës së tyre. Nuk ka të vdekur nën moshën 20- vjeçare dhe mes moshës 20-29 vjeç kanë vdekur 7 pacientë. Sipas raporteve të fundit, pandemia ka një trend rënieje. Mobilizimi ekziston që edhe po qe se pandemia zgjat, shteti është i përgatitur, sepse edhe siç po shprehen ekspertët pakëz me shaka, jemi të përgatitur për maraton dhe jo vetëm për një sprint  Për rihapje Suedisë nuk i duhet shumë sepse ka mbyllur shumë aktivitete. Akoma janë të rezervuar për këtë. Bashkëkombësve u rekomandoj: veproni me kokë të ftohtë, zemër të nxehtë dhe duar të pastra, të dezinfektuara gjithnjë me shumë kujdes, sikurse të tregohen më shumë solidarë. /Dielli