Infermierja shqiptare në Itali: Si na ka ndryshuar jeta nga Covid-19

E hënë, 6 Maj, 2024

Infemierja shqiptare në Itali, Iva Beqiraj tregon sfidat e profesionit në luftën ndaj pandemisë Covid-19. Ajo thotë se të përballesh me një pacient të infektuar me koronavirus, kërkon shumë përgjegjësi dhe sakrificë. Megjithatë, Beqiraj duket se e dashuron punën që bën në spitalin Alessandria, pavarësisht frikës që jo pak herë ndjen për jetën e saj dhe atë të familjarëve.

“Të bësh infermieren do të thotë në radhë të parë të kesh shumë përgjegjësi, për të ndjekur në çdo moment gjendjen shëndetësore të pacientit, si dhe të kapërcesh limitin që ndodhet shpesh mes jetës dhe vdekjes. Megjithatë, është një profesion i bukur. Më pëlqen të kontribuoj, të shpëtoj jetë, më pëlqen adrenalina që të jep emergjenca, ashtu sikurse edhe mënyra se si ndiqet dhe trajtohet pacienti në terapi intensive”, thotë infermierja Beqiraj.

“Në dy muajt e fundit ka ndryshuar e gjithë mënyra jonë e të parit atë se çka na rrethon. Ka ndikuar edhe fakti se reparti ynë ka të tjerë pacientë, jo të dikurshmit, siç janë ato me hemoragji cerebrale. Na është dashur të përballemi me shumë pacientë të infektuar me Covid-19, por edhe me mungesë të respiratorëve. Kjo është ajo çka na ka shkaktuar më së shumti ankth. Të hasesh me një pacient me Covid-19 do të thotë shumë sakrificë”, vijon ajo.

“Të gjithë e dimë se nuk është e lehtë të qendrosh gjithë kohës pas një maske, e cila hera herës nuk të lejon të marrësh frymë normalisht. Por atë që unë do e cilësoja si gjë më të keqe është pamundësia e pacientëve për të mos na parë në fytyrë. E them këtë sepse gjendja emocionale mund të ndryshojë lehtësisht edhe thjesht falë një buzëqeshjeje apo ekspresioni.Por për fat të mirë na shihen sytë, dhe shpresoj që përmes tyre të kenë arritur të kuptojnë diçka nga vështrimi. Për ta përmbyllur, marrëdhënia jonë me pacientët ka qenë e komplikuar në këtë pikë”, shprehet infermierja Beqiraj.

“Ekziston në çdo çast frika se mos jemi infektuar apo se mos infektojmë familjarët tanë. Për askënd nga ne nuk ka qenë i lehtë kthimi në shtëpi tek prindërit, gjyshërit, duke ditur rrezikun”, përfundon ajo.

Iva Beqiraj, infermiera

Da oggi verranno pubblicate, sulla nostra pagina, le foto e i video del personale sanitario dell'Azienda Ospedaliera di Alessandria che ha voluto partecipare alla nostra campagna.🆘Fai anche tu la tua parte per l'ospedale civile di Alessandria🙏 . L'emergenza non è finita DONA ORA www.fondazioneuspidalet.itIBAN IT45 F030 6909 6061 0000 0111 150#iofacciolamiaparte#ospedaledialessandria

Gepostet von FONDAZIONE USPIDALET am Freitag, 15. Mai 2020