Liga shqiptare e Futbollit në Austri: Zero përfitim, vetëm dashuri për sportin

E hënë, 29 Prill, 2024

Prej 10 vitesh në Austri është krijuar dhe funksionon Liga Shqiptare e Futbollit, një grupim i cili ka për qëllimi që sporti shqiptar të prezantohet në mënyrë të organizuar dhe profesionale; të tregohet disiplinë dhe cilësi sportive.

Në këtë ligë bëjnë pjesë 8 ekipe (Timi, Wienwest, Luani Bau, Besa, Krenaria, Kumanova dhe Besiana). Vaxhid Bislimi, anëtar i kryesisë në Ligën Shqiptare të Futbollit, tregon se iniciatorët për hapjen e kësaj lige ishin: Qani Sulejmani, Halil Jashari dhe Mexhid Bislimi.

“Të gjitha janë ekipe shqiptare, por më parë ka pasur ekipe të huaja nga Turqia dhe Afganistani”, thotë Bislimi duke shtuar se futbollistët, stafi, trajneri në këtë ligë, nuk kanë asnjë përfitim, përveç se respekt dhe dashuri për këtë sport.

Si çdo aktivitet edhe ky i ka vështirësitë e veta. Liga Shqiptare ka shpenzimet e veta të cilat duhen mbuluar në forma të ndryshme. Një pjesë nga sponsorët, kurse tjetra, nga vetë ekipet garuese. Pra klubi duhet të bëjë disa pagesa, si ato të fushës, pagesa e gjyqtarëve dhe ato që obligohen nga ndeshja në ndeshje”,  thekson Bislimi.

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri funksionon me standardet e shtëpisë më të madhe të futbollit në Europë, UEFA. Fushat dhe gjyqtarët janë të certifikuar nga Federata e Futbollit në Austri; në fund të sezonit jepen çmimet për lojtarët më të mirë; të gjitha ndeshjet zhvillohen në qytetin e Vjenës.

Megjithatë Bislimi thotë se kjo ligë do të zgjerohet në të ardhmen edhe në vende të tjera. Ai pohon se ka interesim të madh nga klubet. “Interesimi është në nivel të lartë dhe po shkon në rritje, vit pas viti. Ne jemi të interesuar po ashtu që të ketë ekipe të reja, kjo do të ndihmonte shumë ligën”, thotë Bislimi./albinfo