“Finerà bene”/ Ermal Meta: Kënga e re, përqafim për të rifilluar nga e para

E shtunë, 27 Prill, 2024

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta ka lançuar në treg këngën e tij më të re, duke e cilësuar si një përqafim për të rifilluar nga e para.

“Finiera bene” (Do të përfundojë mirë) u krijua përpara pandemisë Covid-19, por u regjistrua gjatë kohës së izolimit, dhe mori formën e një kënge që transmeton shpresë për një të ardhme më të mirë.

Në një intervistë për “La Republica”, Ermal Meta flet jo vetëm për projektin e fundit, por edhe për situatën aktuale të muzikës.

“Kur e këndova për herë të parë, ishte një këngë thjesht për t’u kënduar. Ndërsa kur e regjistrova, mori formën e një kënge që më përqafonte. Jam ndjerë çuditshëm sepse në një situatë të tillë ishte si të shihje dikë në sy dhe t’i thoje se e gjithë kjo do të përfundojë mirë, teksa e di se ekziston shpresa por jo siguria. Por nëse bëj qoftë edhe një person të ndihet mirë, synimin e kam arritur”, thotë Ermal Meta.

“Një kantautor shpreson që të mos i vijë kurrë dita të shkruajë një këngë e cila i prek të gjithë në këtë mënyrë. Po ashtu shpreson që të mos jetë tematikë frika si ndjenjë kolektive. Por gjërat që kanë ndodhur këto muaj, e provokojnë këtë ndjesi. Ekziston frika ndaj të tjerëve, nga miqtë, dhe është diçka prej alieni ajo e të pasurit frikë nga një përqafim prej dikujt që e do”, vijon ai.

“Dua të them se të kënduarit, është bukur kur reflekton ndjesi pozitive, por kur nuk është e tillë, pyet veten nëse po këndon thjesht për kënaqësi personale. Unë e di se çfarë ndjej, kështu që përpiqem të vishem me një kostum empatik dhe transparent, në mënyrë që të shihet më së miri ajo se çka ndodhet brenda meje. Kjo këngë është fotografi e përqafimit të shpresës, me anë të së cilës kërkoj të sjell pozitivitet”, shprehet Ermal Meta.

Kantautori shqiptar thotë më tej se muzika ka një nevojë të madhe për të rimarrë veten.

“Por ajo çka duhet të ndodhë fillimisht shërben që njerëzit të kenë dëshirë dhe mundësinë për t’u bashkuar. Skena muzikore ka qenë e para që është mbyllur dhe me shumë mundësi do të jetë e fundit që do të hapet, por muzika është padyshim gjëja më e rëndësishme përpos atyre sekondareve, kështu që shpresoj, për vete dhe për të tjerët, që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt”, shton ai.