Roli i shoqatave dhe vetëorganizimi i shqiptarëve, një sfidë e re e demokracisë

E premte, 26 Prill, 2024

Edhe në këtë kohë Pandemie në disa qytete të Gjermanisë pati protesta në fundjavë kundër kufizimeve e rregullave strikte për shkak të Coronës.

Një nga epiqendrat e demonstratave ishte Shtutgarti. Aty u grumbulluan disa mijëra vetë për të protestuar. Po e njëjta pamje u pa edhe në Frankfurt, në Berlin apo Mynih. Pavarësisht se këto protesta kanë krijuar shqetësim nga radikalizimi i tyre, legjitime është  të kritikosh masat dhe të shprehësh pakënaqësinë kundër kufizimeve të të drejtave themelore. Demokracia ta lejon.

Aleksis dë Tokëvil, (Charles Alexis  de Tocquevill), publicist, politikan dhe historian francez, një aristokrat inteligjent që pa ardhjen e pandalshme të demokracisë qysh 200 vjet më parë, shqetësohej në atë kohë për lirinë.

Kur i riu francez donte në vitet 1831 – 1832 të studionte situatën e burgjeve në SHBA, vërejti aty një shoqëri të re; të njerëzve të lirë dhe atyre të barabartë. Ai zbuloi, i lehtësuar, se edhe kjo shoqëri demokratike mund të vendoste hapësira lirie mes qeverive dhe qytetarëve. Nga njëra anë ky ishte një rend federativ në të cilin para së gjithash komunat diskutonin dhe vendosnin vetë për çështjet e tyre; nga ana tjetër ekzistonin një numër shoqatash, ku qytetarët përpiqeshin dhe realizonin atë që nuk mund ta arrinte individi. Federalizimi dhe shoqëria civile siguronin lirinë, në të cilën asnjë aristokrat nuk mund t’i kundërvihej qeverisë qendrore. Tokëvili, i cili nuk kishte ardhur në asnjë mënyrë për të admiruar botën e re, shtangu i çuditur përballë një demokracie aq të gjallë:

“Amerikanët e çdo moshe, çdo klase shoqërore, çdo besimi mblidhen vazhdimisht tok (se bashku). Ata nuk kanë vetëm shoqata tregtare dhe biznesi, në të cilat bëjnë pjesë pothuajse të gjithë, ata kanë edhe lloje të tjera, shoqata të panumërta: fetare, zakonore, serioze ose të cekëta, shumë të përgjithshme ose shumë specifike, të dhunshme ose fare të vogla; amerikanët bashkohen për të bërë festa, për të zhvilluar seminare, për të ndërtuar bujtina, për të ngritur kisha, për të shpërndarë libra, për të dërguar misionarë; në këtë mënyrë ata ngrenë spitale, burgje, shkolla. Nëse bëhet fjalë vetëm për të lajmëruar një të vërtetë ose për të nxitur një ndjenjë me ndihmën e një shembulli të madh, atëherë ata krijojojnë aleanca. Kudo ku në krye të një sipërmarrjeje të madhe gjen në Francë qeverinë dhe në Angli një aristokrat të lartë, në Shtetet e Bashkuara gjen, me siguri, një aleancë”.

Për shkencetarin francez liria e amerikanëve nuk garantohej nga fakti që presidenti zgjidhej nga qytetarët, por nga vullneti dhe aftësia e tyre për t’i marrë vetë në dorë çështjet që u përkisnin. Pra demokracia dhe liria kanë nevojë për shoqërinë civile. Kjo nuk është sot më pak e vërtetë se atëherë. Radhës së aleancave që numëronte atëherë francezi i mrekulluar, i shtohen sot në Evropë edhe të tjera: iniciativat e të papunëve dhe ndihma kundër Coron-s apo SIDA-s, institutet ambientaliste dhe Amnesty International, Greenpeace, Reporterë pa Kufij, shoqatat për t’u ardhur në ndihmë të moshuarve, të pastrehëve ose për shpëtimin e kafshëve të rralla, kundër dhunës në familje apo kundër diskriminimit të romëve, e përveç tyre edhe fondacione të reja me qëllime nga më të ndryshmet.

Në shoqëritë e sotme ka shumë më tepër anëtarë të grupeve qytetare të ndihmës reciproke sesa anëtarë partish politike. Karakteristika e lëvizjeve sociale dhe grupeve të ndihmës reciproke, si nxitëse të demokracisë, mbështetet në faktin se ato u japin hapësirë në debatin publik problemeve të rëndësishme për to. Shoqëria civile është edhe politike. Ajo nuk zëvendëson politikën në parlamente dhe qeveri, por e lehtëson atë nga një pjesë e barrës dhe e nxit për më tej. Ajo po bëhet gjithnjë e më shumë një kusht për një politikë të suksesshme.

Kjo vihet re dukshëm në Gjermani, në angazhimin e qytetarëve përmes shoqatave, organizatave, forumeve apo fondacioneve të ndryshme, një traditë kjo që i ka fillimet e saja para 200 vjetësh. Sot numërohen mbi 600.000 shoqata të regjistruara në Gjermani, 7 herë më shumë se para 50 vjetësh dhe ku janë aktivë mbi 23 milionë anëtarë nga shoqëria civile. Sa aktive është kjo shoqëri, e tregojnë protestat e ndryshme me mijëra qytetarë të cilët shprehin qartë kundërshtimin i tyre ndaj qeverisë  lidhur me masat e marra për shkak të Coronës apo dikur ndaj aktiviteteve të ndryshme si G7 apo G20.

Thuhet se në Shqipëri nuk ka shoqëri civile të mirëorganizuar, por të dhënat e publikuara nga Instat dhe Open Data, tregojnë të kundërtën. Në një vend me popullsi mbi 3 milionë banorë, sipas të dhënave zyrtare janë të regjistruara rreth 2400 organizata joqeveritare. Por  protestat nga shoqatat, sindikalistët, të rinjtë, gratë, pensionistët për problemet shqetësuese aktuale janë shumë të vobekta. Në Kosovë, nga më tepër se 7.000 OJQ të regjistruara deri në vitin 2018, më pak se 10% vlerësohet të jenë ende aktive ose pjesërisht aktive. Korrupsioni, papunësia, dhuna në familje nuk luftohen vetem me artikuj gazetash, konferenca apo postera. Qytetarët duhet të vetëorganizohen më shumë duke provuar sfida të reja më efektive për të mirën e tyre.

Edhe Diaspora shqiptare është e përfaqësuar nga shumë shoqata kudo në botë. Në Gjermani janë rreth 140 shoqata shqiptare, disa prej të cilave me një traditë të gjatë prej  20 vjetësh. Këto shoqata luajnë një rol të madh në prezantimin e kulturës shqiptare dhe në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar për brezat e rinj që lindin e rriten në Gjermani. Janë bërë përpjekje që të ketë një koordinim mes shqiptarëve përmes këtyre shoqatave dhe po punohet intensivisht që të ketë një komunikim mes gjenaratave, duke respektuar mendimin ndryshe dhe mbi të gjitha për të gjetur mirëkuptim dhe besim tek njëri -tjetri si shqiptarë të integruar dhe përfaqësues të një kombi me histori dhe kulturë europiane.

Dhe në fund:  Shqiptarët në Gjermani duhet të punojnë më shumë për një strukturim apo centralizim të shoqatave apo individëve në Lande dhe në tërësi në Gjermani që nesër të kemi një „sipërmarrje të përbashkët“ që Diaspora të shërbejë si Urë bashkëpunimi me vendet amë.