Një 13-vjeçar shqiptar ka tërhequr vëmendjen e mediave kanadeze me nismën e tij njerëzore. Warren Richmond-Kalaci ka prodhuar rreth 200 maska mbrojtëse për mjekët dhe infermierët në Toronto, duke përdorur printerin e tij 3D.
“Mendoj se e kam përballuar mjaft mirë situatën. Jam tepër i zënë me këtë projekt dhe them se po bëj më të mirën”-tha 13 vjeçari për CTS News Toronto.

Dave Kennedy, trajneri i tij i hokejit, e mori vesh për projektin në fjalë nga mediat sociale. “Unë e thirra menjëherë dhe i thashë: Shok, çfarë po ndodh këtu? Çfarë po bën? Kjo është e mahnitshme!”-tregoi Kennedy, i cili vendosi të ishte po ashtu pjesë e nismës.
Së bashku me djalin e vogël, ai realizoi një fushatë online për mbledhje fondesh me rreth 85 sportistë të tjerë, si dhe ngriti një faqe GoFundMe. “Shkoi vërtetë mirë”, tha Warren Richmond-Kalaci. “Faqja e GoFundMe përfundoi duke mbledhur rreth 5000 dollarë më shumë se sa prisnim.”
“1,500 dollarë shkuan për produktin e Warren, ndërsa 5000 $ për fëmijët e sëmurë” shpjegoi Kennedy. “Ne e kuptuam se sa të fuqishëm jemi dhe çfarë jemi të aftë të bëjmë. Kështu që ishte vërtet e shkëlqyeshme”.
Kennedy shpreson se veprimet e djalit 13-vjeçar të frymëzojnë të tjerët të bëjnë atë që munden. “Për të gjithë ata fëmijë që janë në shtëpi tani dhe janë shumë të shqetësuar, ju e dini që ne mund të bëjmë diçka të veçantë. Mund të bëjmë diçka së bashku dhe ne mund të bëjmë një ndryshim”, tha ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.