Armando Broja, sulmuesi i talentuar shqiptar, debutoi këtë sezon në Premier League me ekipin e Chelsea, pasi shkëlqeu me moshat e Bluve të Londrës. Megjithatë, nuk është vetëm bomberi i Shpresave kuqezi ai që po merr vëmendje te klubi gjigant anglez.
Një tjetër sulmues i talentuar shqiptar, Elidon O’Boyle, ka shkëlqyer me akademinë e moshave të Chelsea. I lindur në vitin 2006, Elidoni shihet si një futbollist me të ardhme të madhe, një goleador i lindur dhe me instinkt të jashtëzakonshëm për të tundur rrjetën.
14 vjeçari luan me Chelsea U-14 dhe këtë sezon, ka shënuar plot 40 gola. Në zonën kundërshtare, talenti kuqezi është i aftë të shënojë nga çdo pozicion, me të gjitha pjesët e trupit. I fortë në ajër, gola me kokë, si dhe i shpejtë dhe me kontroll të mirë të topit, Elidon O’Boyle konsiderohet si zbulimi i radhës nga trajnerët e moshave të Chelsea.
Burimi origjinal, këtu:
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.