Austri / Vjena nderon me çmimin “Ambasador i Paqes“ publiçistin Hazir Mehmetin

E premte, 3 Maj, 2024

Bashkia e Vjenës ka nderuar me titullin “Ambasadorë të Paqes” disa prej personaliteteve shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Austri, Dom Vlash Palaj, Greta Bardeli, Vlora Ademi, Xhenc Bezhi, Hazir Mehmeti, Dijana Toska dhe Abidin Krasniqi.

Aktualisht në Vjenë jetojnë rreth 25 mijë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, në mesin e tyre afër 2 mijë studentë shqiptarë.

Qyteti i Vjenës i njohur në historinë dhe kulturën e përbotshme prej kohësh në kontinent për arritje shkencore e artistike prej vitesh shquhet edhe si Kryeqytet i Kualitetit të Jetës së banorëve të saj në botë, tani edhe qyteti më i gjelbëruar në botë. Por, Vjena njëherësh shquhet edhe si njëri nga qytetet që ka kultivuar miqësi shekullore me shqiptarët, të cilët në saje të klimës dhe miqësisë që kanë gjete në te, kanë mund të bëhen koka shkence, teknike e kulture, duke i kontribuar jo vetëm afirmimit të kombit shqiptar, por edhe vet shtetit austriak.

Vjena e Shpatës dhe përkrenares së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Moment tjetër që dihet prej shekujsh, është se ky qytet me renome kulture e arti evropian me 96 muze e me mbi 900 salla ekspozitash, është i një rëndësie të veçantë për ne shqiptarët nga se njihet edhe si: Vjena e Shpatës dhe përkrenares së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu.

Në Vjenë jetojnë diku rreth 25 mijë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, prej tyre afër 2 mijë student shqiptarë. Vjena ishte dhe është qendër e shkollimit të shumë shqiptarëve nga të gjitha trevat shqiptare. Vend i albanologëve të shquar austriak që dhanë shumë për gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare, mes tyre i njohuri Norbert Jokli, themelues i studimeve albanologjike.

Ndërsa që në vitet tona, njihet edhe si Vjena e bisedimeve që hapën rrugë pavarësimit të Kosovës, aty doli në pah edhe puna dhe mundi i diplomatit dhe mikut Albert Rohan.

Çmimi për Hazirin do vlerësuar edhe si mirënjohje për shumë shqiptarë në Austri

Ky çmim i lartë që iu nda shkrimtarit e gazetarit, njëherësh mësimdhënës i gjuhës shqipe, në vet kryeqytetin austriak ku jeton prej vitesh, Hazir Mehmetit, do vlerësua edhe si mirënjohje për shumë shqiptarë që jetojnë në këtë qytet dhe vet shtetin austriak, që dinë të vlerësojë personalitete të shquara që i kontribuojnë mirëqenës dhe paqes edhe atë jo vetëm kombit të vet.

Hazir Mehmeti u lind më 1952 në Beçiq, Kosovë. Qe nga viti 1996 jeton në Austri. Punoi mësues në Vjenë. Krahas mësuesisë është publicist hulumtues, autor dhe koautor tekstesh mësimore dhe atyre letrare e artistike.

Ka botuar: “Tekst ushtrimi 1” 2011; “Mësimi Shqip në Austri”, 1913; A-B-C Fibel -Abetare, 1913; “Udhëtim S” publicistikë, 2015. Është bashkautor i 19 teksteve mësimore për diasporë (2009-2016); “Shëngjergji dhe tregime tjera“, 2015; “Kohëthyerja“, 2017, “Zertrümmerung der Zeit“, 2017; “Timp Spulberat“, 2019. Është bashkëpunëtor i disa gazetave dhe revistave në diasporë dhe vendlindje.

Është anëtar i Akademisë Pedagogjike në Tiranë që nga viti 2016, ndër të parët nga Diaspora si pedagog dhe krijues. Kjo Akademi Pedagogjike ka shkruar një monografi “Mësues dhe krijues në diasporë-Hazir Mehmeti”  me autorë Dr.Musa Kraja dhe Prof. Emiriona Kraja. Hazir Mehmeti është autor i veprave letrare në prozë të botuara në shqip dhe gjuhë tjera Gama e gjerë e punës pedagogjike, didaktike, letrare e rendisin Hazir Mehmetin ndër krijuesit e respektuar në diasporë. Ka marr dhjetëra mirënjohje nga Institucionet vendore në Kosovë dhe në Austri. Nga Klubi Letrar “Rifat Kukaj” mori titullin “Krijues i dalluar për vitin 2018”, Çmimin “URA” për lidhje mes kulturave të ndryshme etj. Hazir Mehmet është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri.

Për shkak të masave të marra për parandalimin e COVID-19, ceremonia e ndarjes së ccmimeve është shtyrë për në vjeshtën e 2020. / Prointegra