Greqi / Ish-ushtaraku Stefan Miho ndërron jetë nga Covid-19

E premte, 3 Maj, 2024

Ish-nënoficeri i Bazës së Pashalimanit, Stefan Miho ka ndërruar jetë nga Covid-19. Mësohet se ai është ndarë nga jeta në spitalin Sotiria në Athinë. Lajmin e humbjes së tij e ka ndarë fillimisht vëllai i tij, Aleko Miho, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

“U përpëlit me të për rreth dy muaj, ku një muaj ishte në terapi intensive, në spitalin Sotiria në Athinë, por nuk ja doli dot! Ishte rreth moshës 80-vjeçare, por i fortë, kujdesej shumë për jetën, edhe si ish ushtarak marine. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen për gjithë përpjekjet e stafit spitalor për ta mbajtur në jetë”, shkruan Aleko Miho.

Stefan Miho la pas pesë fëmijë. Punoi me ndershmëri dhe përkushtim për mbi 35 vite në Flotën Luftarake Detare në Pashaliman dhe Vlorë, deri sa doli në pension. Gjatë tranzicionit shqiptar, mërgoi së bashku me familjen. Për këtë, vendlindjen, jetën në ushtri dhe periudhën e ’97 , Stefani nuk reshti së shkruari.