Shkëmbimet tregtare me anije nga porti i Durrësit janë realizuar përgjatë tre muajve të parë të këtij viti me 44 porte në 18 vende të botës.
Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, 50% e mallrave të import-eksporteve janë përpunuar në periudhën janar-mars 2020 në kalatat e portit të Durrësit, si dhe janë nisur drejt 44 porteve të tjerë në kontinentet e Europës, Afrikës, Azisë dhe Amerikës.
Konkretisht në Turqi 10 porte kanë pritur dhe përcjellë mallra drejt portit më të madh në vend; 7 porte rezultojnë në Rusi dhe 3-6 porta në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë tre muajve të parë të këtij viti në port kanë mbërritur 45 mijë tonë mallra nga portet e Houston dhe Lake Charles. / ata