SHBA / Mark Gjonaj dhe Organizata “Motrat Qiriazi” në ndihmë të të moshuarve

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Pjesë e përpjekjeve për të mbështetur komunitetin në këtë periudhë të vështirë kanë qenë edhe nisma të ndryshme sociale të organizuara nga shqiptarët. 

“Organizata e grave shqiptaro-amerikane Motrat Qiriazi”, në bashkëpunim me anëtarin e Këshillit Koordinues të Diasporës Mark Gjonaj, mundësuan një drekë në shenjë vlerësimi për stafin e punonjësve të “Shtëpisë së të moshuarve të Providencës” në Bronx, New York. 

Organizatorët kanë falenderuar në veçanti Motër Selenën dhe të gjithë njerëzit dhe stafin në “Shtëpinë e të Moshuarëve në Providencë” për qëndrimin në vijat e para dhe mbrojtjen e të moshuarve gjatë krizës COVID-19.

Kjo “Shtëpi të Moshuarish” ka mbi 200 anëtarë në staf  dhe nëse dikush dëshiron të kontribuojë drejtpërdrejt, mund ta bëjë direkt përmes faqes së internetit të tyre. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.