Rrëfime mbi “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe”

E martë, 30 Prill, 2024

Prof.As.Dr Evalda Paci, studiuese pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në një rrëfim për “Dielli”, paraqet botimin e saj “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe”, Botime Franceskane, Shkodër, 2020,  duke sjellë për lexuesit dhe kërkuesit e fushës një kontribut shumë të rëndësishëm shkencor që u shërben katedrave të gjuhës shqipe në universitetet shqiptare dhe jashtë vendit, studiuesve dhe hulumtuesve të apasionuar mbi latinitetin dhe pasqyrimin e tij në shkollat shqiptare dhe qendrat e kërkimit shkencor shqiptar, katedrat e gjuhës shqipe në universitetet europiane e më gjerë.

Sipas Prof.As.Dr Evalda Paci-t ky botim përmban në vetvete disa trajtesa mbi elementin latin dhe latino – roman në bashkëlidhje me të dhëna mbi historinë e gjuhës dhe letërsisë së shkruar shqipe.

Në këtë vëllim përfshihen gjurmime mbi elemente tekstore me vlerë të madhe studimore në letërsinë e vjetër shqipe, duke marrë në shqyrtim të hollësishëm kontributin e etërve Françeskanë shqiptarë, të cilët e kanë përuruar dhe lëvruar mjeshtërisht këtë fushë studimesh specialistike.

Qasja më e drejtpërdrejtë me gjuhën latine dhe latinishten e vonë është “Dictionarium latino-epiroticum” i Frang Bardhit (Romë, 1635). Një argument me rëndësi për t’u shqyrtuar janë edhe veprat e Marin Barletit, botime të 1500-s, që janë shkruar në gjuhën latine, por me një referencialitet të qartë ndaj arealit tonë, si kur flitet për “Rrethimin e Shkodës” (1504) dhe për “Historinë e Gjergj Kastriotit” (1508-1510) citon më tej studiuesja Paci.

Një botim i kësaj natyre orienton ndaj pistash të reja hulumtimi në lidhje me latinitetin dhe ndikimin e tij në viset shqiptare dhe ato ballkanike. “Eneida” e Virgjilit është një vepër e rëndësishme e trajtuar në këtë botim dhe në vështrimin e shqipërimeve të realizuara në kohë nga klasicistët tanë më të mirë, ndër të cilët do të përmendnim Henrik Lacën, Frano Alkajn dhe Mark Demën. Sipas Prof.As.Dr Evalda Pacit, “Eneida” e Virgjilit është një kryevepër që angazhoi shqipëruesit tanë të botës klasike dhe përuroi regjistra të veçantë gjuhësorë që lidhen me romanitetin dhe periudhën e Augustit. është theksuar ndër të tjera dhe kontributi i Atë Justin Rrotës O.F.M. në lidhje me pjesë të veçanta të librit të Gjon Buzukut, sidomos me kolofonin, apo pasthënien, të cilit i kushtohet një trajtesë më vete në përbërje të këtij botimi.

Në botimin “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe” vjen i trajtuar mjeshtërisht historiku i përpilimit të gramatikave latine në gjuhën shqipe, ndër të cilat veçojmë gramatikat e etërve jezuitë, sintaksën latine të shqipëruar prej At Donat Kurtit O.F.M. dhe gramatikën e Schultz-it të shqipëruar prej Karl Gurakuqit. Pjesë shumë të rëndësishme të këtij botimi i kushtohet elementit latin në gjuhën shqipe, i cili është trajtuar në disa krerë të këtij studimi shkencor, së bashku me tipologjinë e tij përkatëse dhe praninë e tij në shfaqje që përafrojnë gjuhën shqipe me gjuhë të tjera në kontekstin ballkanik.

“Meshari” i Gjon Buzukut nuk ka ndonjë largesë kohore të konsiderueshme nga Fjalori i Frang Bardhit, por përmban një terminologji që tregon qartë lidhjet me ritin latin. Latiniteti me tiparet e tij qenësore është i pranishëm gjerësisht në veprat e letërsisë së vjetër shqipe. Botimi  me titull “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe” përmbledh shkrime të botuara në revista shkencore të ndryshme brenda dhe jashtë vendit por një vend të veçantë zënë botimet e realizuara në revistën “Hylli i Dritës” dhe në Buletinin shkencor të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Botimi “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe” është një kontribut shumë i rëndësishëm shkencor që orienton ndaj studimesh të thelluara studiuesit e gjuhës e letërsisë, mësimdhënësit e gjuhës e të kulturës latine në universitetet shqiptare, në universitete në hapësirën shqipfolëse. Ky botim është i një rëndësie të veçantë për filologjinë si dije dhe si disiplinë që për vite me radhë u ka shërbyer studimeve historike krahasuese mbi shqipen dhe gjuhët e tjera. Ai i dedikohet në veçanti At Viktor Volajt O.F.M. si një filolog i shquar i cili njihte dhe  përdorte mirë gjuhët dhe filologjinë klasike. Një figurë e rëndësishme e përkujtuar në këtë botim është edhe gjuhëtari Eqrem Çabej, studimet e të cilit shoqërojnë dhe orientojnë vazhdimisht dhe vëzhgimet në fushë të historisë së letërsisë së vjetër shqipe dhe gjuhësisë historike, përfundon për Diellin e Vatrës New York, Prof. As.Dr Evalda Paci.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 