Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë organizon takimin virtual me temën “Donacion i vaksinave nga Norvegjia, Diaspora në mbështetje të përfundimit të pandemisë”, me pjesëmarrje të mjekëve dhe zyrtarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Takimi organizohet online në bashkëpunim me lobin Euro-atlantik shqiptar, filiali i Novergjisë dhe partnerë të tjerë nga Europa.
FMSHE bën të ditur se folës dhe bashkëpunëtorë të këtij takimi janë Artur Kuka, ambasador i Shqipërisë në Gjermani, Uliks Emra, ambasador i Kosovës në Norvegji, Dr. Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë i Kosovës, Prof. Dr. Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetsisë së Shqipërisë, Dr.Gazmend Berisha, ryetar i Federatës për Mjekët shqiptarë në Norvegji, Brikena Qama, Presidente e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, Imer Lladrovci, Shef i Konsullatës se Përgjithshme të Kosovës Stuttgart, Anduena Stephan, Konsulle e Nderit në NRë-Gjermani, Dr.med. Aurora Dollenberg, Presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë.
Ky takim do të moderohet nga Prof. Dr. Fadil Citaku nga Zvicra dhe Dr.Anisa Vreto nga Polonia.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.