Kur Shqipëria renditet ndër vendet e para në rajon për emigracion, ka edhe raste të atyre që kthehen përsëri. Më poshtë janë dëshmitë e disa të rinjve që kanë provuar në supet e tyre peshën e largimit.
Viola Goda, Erika Melonashi, vëllezërit Bledar e Denis Makishti, dikush me familjen e dikush me studime, tregojnë vështirësitë e zgjedhjes për të qenë larg familjes e çfarë i bëri të vijnë përsëri. Sipas sociologes Entela Binjaku emigracioni, përveç të mirave që sjell, i shkakton edhe shumë probleme një shoqërie që nga braktisja e zonave të banuara e deri tek ulja e numrit të lindjeve.
Bledar e Denis Makishti tani kanë biznesin e tyre si parukierë në Tiranë, ndërsa flasin për impresionin e fortë sapo zbritën në tokën greke kur ishin ende të vegjël, Erika Melonashi, Profesore e Asociuar kujton luftën e ditëve të para dhe vështirësitë për ta fshehur mallin e ngarkesat e një jetë të re. E intervistuar, avokatja Viola Goda emocionohet kur përpiqet të sjellë përsëri ndër mend çastet kur dëgjonte zërin e prindërve përtej telefonit pasi kishte nisur studimet në Itali.
Për sociologen Binjaku rikthimi, jo shumë i zakonshëm, është edhe si një mënyrë për të shprehur mirënjohje për prindërit, për t’u afirmuar apo edhe plot arsye që do i kishin sjellë për ta vazhduar aty ku e lanë, por me një eksperiencë të vlefshme njerëzore. / Balkanweb
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.