Fluturimet drejt SHBA/ Pasagjerët duhet të paraqesin tamponin negativ për COVID

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Të gjithë personat që do të udhëtojnë drejt Amerikës duhet të paraqesin një përgjigje negative të testit të COVID-19.

Ky është njoftimi i fundit nga autoritetet e SHBA, i cili do të hyjë në fuqi pas dy javësh.

COVID-19 ka prekur më shumë se 22 milionë persona në SHBA dhe i ka marrë jetën 370 mijë njerëzve. Masa e re për udhëtimet është vendosur për të parandaluar përhapje të formave të reja të virusit, të cilat sipas shkencëtarëve përhapen më shpejt.

Vendimi i fundit vlen për të gjithë shtetasit amerikanë si dhe shtetasit e huaj që do të udhëtojnë drejt SHBA.

Linjat ajrore do të ndalojnë pasagjerët të udhëtojnë nëse nuk paraqesin përgjigjen negative të testit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.