“Muzika e qytetit”, historia e krijimit të bandës muzikore të Tiranës

E martë, 30 Prill, 2024

“Muzika e qytetit” është dokumentari që sjell për herë të parë historikun e bandës muzikore të Tiranës.

Një produksion nga Ornela Islami (autore e reportazheve “Shqiperia ime”, TCH, si dhe bashkëautore dhe skenariste e serialit të dokumentareve “Përballë”) dhe regjisorit Eno Milkani (“Shentorja”, “Edeni i braktisur”).

Dokumentari i realizuar me rastin e 100 vjetorit të Tiranës është bazuar kryesisht mbi librin e Sirri Rrojit, Orkestra frymore e Tiranës, një jetë mes emocionesh”, pasi orkestrat frymore nuk kanë pasur mbështetje nga mediat dhe ndikimi qe ato patën te publiku nuk ështe dokumentuar.

Në vitin 1966, mjeshtri Sirri Rroji themeloi bandën muzikore, e cila pas disa ndërprerjesh gjate trazirave të viteve ‘90, ka vazhduar aktivitetet e saj deri në ditët e sotme, duke i sjellë komunitetit traditen e hershme muzikore dhe atë bashkëkohore.

“Më ka lidh dashuria për bandën, kam fillur me klarinetën, kam punuar me saksofonin nëpër kafe me shokët e mi Tonin Shalën, Aleko Karecën dhe në ’66 u krijua banda e Tiranës. Më thirrën mua. Jam marrë nga fillimi me punëtorë të paditur, 64 vetë formacioni më i madh. Rinia nuk vinte se nuk e donte bandën, se nuk kishte autoritet në atë kohë, nuk i dihej vlera bandës”, rrëfen Rroji.

Përpjekjet e para janë bërë në vitin 1932 nga Luigj Filaj dhe në vitin 1957 nga Koço Vangjeli, por aktiviteti i tyre nuk zgjati.

Ndërkaq, kur banda e re u krijua ambienti i puëns rezultoi një tjetër sfidë. “Lagja që më dhanë xhaminë mua që e bëra bandën, ishin fanatikë. mblidheshin çdo pasdite te ajo xhamia. Shkova unë,  po nuk donin. I thashë nuk vij për t’ju prishur ju, vetëm dy orë dua. Ata pranuan dhe ajo lagje u gjallërua me bandën e Tiranës e më pas i donin si fëmijët e tyre”, rrëfen Rroji.

Ai thotë se vinin nga bandat e të gjithë rretheve dhe i furnizonte me materiale. Ndërkaq, banda muzikore e Tiranës mori pjesë në shumë aktivitete deri edhe në filma.

“Shkollat e mesme kanë bërë spartakiadat e tyre të gjitha i ka bërë banda jonë. Ishte bandë amatore por luante rolin e bandës profesioniste”, rrëfen më pas profesor Rroji.

Ai thotë se banda e tij kishte disiplinë dhe se të 64 anëtarët nuk e kishin punë të plotë e madje duhej tu jepnin leje nga punët e tyre për të punuar për bandën.

Ky dokumentar u mundësua nga Bashkia Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.