Një mënyrë e veçantë për të prezantuar veten në ring, që më pas arriti të fitojë. Reshat Mati, boksieri 22-vjeçar shqiptar që jeton në Staten Island është ndeshur mbrëmjen e të premtes me Dennis Okoth.
Mati shkoi në ring i veshur me një kostum të personazhit të Batman, por një Batman shqiptar me stemën e shqiponjës dhe në sfond këngën e Back Street Boys “I want it that way”.
Shqiptari arriti të fitojë duke mos patur nevojë për të gjashtë raundet, duke siguruar fitoren me Knock Out.
Pas ndeshjes Reshati nuk e ka fshehur lumturinë e tij teksa ka shpjeguar dhe kuptimin e veshjes së tij.
“Kam bërë një sondazh në Instagram që me çfarë veshje të futem në ring, me “Spiderman” apo me “Batman”. Ndjekësit e mi zgjodhën “Batman” dhe unë hyra kështu. Në fakt i kam dëmtuar që të dy duart e mia që në raundin e parë”, tha ai pas ndeshjes.
Reshat Mati është i njohur si “ariu shqiptar” në arenën e boksit dhe deri tani numëron 9 fitore dhe asnjë humbje.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Anyone have "boxer walking out in a Batman costume to the Backstreet Boys" on their bingo card tonight? 😅 pic.twitter.com/youCUo7XMz
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) December 18, 2020