Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare diskuton bashkëpunimin me Germin

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Ardian Lekaj zhvilloi një takim sot me bashkëdrejtuesen e organizatës Germin, Sihana Bejtullahu dhe drejtuesin e degës së Germin në Tiranë, Amarildo Çeka.

Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy strukturave. Germin me një përvojë të konsiderueshme në çështjet e Diasporës mund të ofrojë një qasje me të shpejtë në komunitetet shqiptare në botë.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi hapësirën e përbashkët të angazhimit, mundësinë e projekteve të përbashkëta të bashkëpunimit si dhe instrumenteve të ndryshme për përfshirjen e Diasporës, kryesisht në sektorin ekonomik.

Germin është një organizatë joqeveritare e cila përdor teknologjinë dhe kanalet virtuale të komunikimit për të lidhur dhe angazhuar Diasporën me vendlindjen, për të kontribuar në avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të tyre të origjinës ose vendeve të origjinës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.