Itali / “La Repubblica” video promovuese për ngulimin arbëresh Civita në Kalabri

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Gazeta italiane “La Repubblica” ka realizuar një video promovuese për ngulimin arbëresh Civita në Kalabri, duke e sugjeruar si një ndër vendet më interesante për t’u vizituar.

Civita është një fshat i ngritur dhe krijuar nga arbëreshët, të cilët mbërritën aty nga shek XV-XVIII dhe rrënjosën kulturën arbërore në të. Banorët vendas e quajnë “fole shqiponje”, për shkak të pozicionit gjeografik të këtij vendi, të fshehur mes shkëmbinjve dhe majave të maleve Pollino.

Fshati ndodhet në provincën e Kozencës në Kalabri dhe aktualisht ka rreth 850 banorë.

Qendra historike përbëhet nga një radhë rrugicash, sheshesh dhe shtëpish që nuk kalojnë pa u vënë re, për shkak të aspektit të tyre “njerëzor”. Shtëpitë i ngjajnë fytyrës së njeriut, me dy dritare si sytë dhe me derën në mes, në trajtën e gojës.

Nga historia në bashkëkohësi, nga bukuritë natyrore tek traditat shumëshekullore, nga karakteristikat arkitekturore tek kopshtet ekzotike, të gjitha janë përmbledhur në këtë video prej rreth tre minutash.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.