Lamtumirë Paolo!

E shtunë, 27 Prill, 2024
E shtunë, 27 Prill, 2024

Lamtumirë Paolo!

Ishte viti 2009 kur për herë të parë u takova me Paolo Muner. Ishte në Tiranë për promovimin e librit të tij “Një histori shkodrane”. Teksa lexoja njoftimin e ardhur në e-mailin tim mendoja, përse ky zotëri kishte zgjedhur këtë titull. Me këtë kureshtje shkova të nesërmen në aktivitetin e promovimit të librit. Aty u njoha edhe me autorin. Një burrë fisnik, i cili ruante ende qëndrimin ushtarak të viteve të kaluara në det, por njëkohësisht zbulova edhe një adhurues të shqiptarëve e historisë së tyre. Në qytetin e tij, Trieste, përveçse kishte shërbyer si kapiten anije, pasioni i tij kishte qenë edhe studimi.

Ishte një intervistë e shkurtër ajo e asaj dite, mbi librin e tij “Një histori shkodrane” por që do të hidhte themelet e një bashkëpunimi të gjatë me Paolon. Bashkëpunim i cili vazhdoi edhe më shkrimet që më dërgonte për të botuar në “Diaspora Shqiptare”.

Lexo edhe: “Shpnesa e Shcypeniis” rrëfyer nga Paolo Muner

Ai u nda nga jeta mëngjesin e 31 dhjetorit. Sipas familjarëve shkak ishte një sëmundje e beftë. Pas la shumë shkrime që hedhin ditë mbi aspekte jo shumë të njohura të historisë së Shqipërisë. Në proces edhe shumë të tjerë për të cilët do të kujdesen familjarët e tij që të shohin dritën e botimit.

Për ata që e njohën dhe patën fatin të bashkëpunojnë me të Paolo Muner do të mbesë gjithmonë studiuesi italian i pasionuar me Shqipërinë.

Lamtumirë Paolo!

Kjo është intervista e realizuar me Paolo Muner në vitin 2009 pas promovimit të librit të tij “Një histori shkodrane” botuar në gazetën “Shekulli”

***

Paolo Muner prezanton fakte të panjohura për flamujt shqiptarë në anijet tregtare në Shkodër, në vitet 1913-1914. Studimi i tij dygjuhësh, “Një histori Shkodrane”, i pajisur me foto dhe skica të kohës, dëshmon për “një zbulim të vogël historik”: Cili ishte flamuri i parë i Shqipërisë së pavarur që u valëvit në Adriatik?

Paolo Muner prezanton në Tiranë librin, “Një histori shkodrane”, një studim mbi anijet shqiptare dhe flamujt që ato mbanin në detin Adriatik, në vitet 1913-1914.

Ish-komandanti i Repartit të Marinës në Durrës, gjatë kërkimeve për një studim mbi Tivarin, zbulon një telegram tepër interesant. Sipas këtij dokumenti, roja bregdetare e Triestes i kërkonte leje Qeverisë Detare Austriake që ndodhej po në këtë qytet, për hyrjen në port të një anijeje me flamur shqiptar.

Është qershor 1913, shtatë muaj pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë. 64-vjeçari Muner, tregon se vetëm pas vizitës së tij të dytë në Shqipëri, në vitin 2001, arriti në përfundimin se ky fakt dilte për herë të parë, ndaj e la përgjysmë punën për Tivarin dhe vijoi kërkimet në drejtimin e papritur.

Puna e tij u kurorëzua me studimin “Një histori shkodrane” (botime “Almera”, përkthyer nga Albana Nexhipi). Dhe jo më kot, në krye të studimit i referohet një autori shkodran, një tregimi të Ernest Koliqit, i cili “lidhet me temën”. Muneri citon nga “Tregtarë flamujsh” (1935) këtë fjali, e cila i rri për shtat si metaforë studimit të tij:

“…flamuj të shtjelluam në një dritë të gjallë fitoresh kumbore, në krye të një kombi të lirë mbi udhë plot brohorina të ardhmënisë, ku era e larit tymtonte e pastër drejt qiellit.”

Në intervistën e mëposhtme ai tregon më gjerësisht për dokumentet që publikohen për herë të parë.

Yllka Lezo: Z. Muner, na tregoni si jeni njohur me Shqipërinë, dhe më konkretisht me historinë e saj?

Paolo Muner: Marrëdhëniet e mia me Shqipërinë kanë filluar më 1992-shin. Ishte kohë e vështirë, sepse sapo kishte filluar eksodi i klandestinëve drejt Italisë.

Erdha këtu në sajë të një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, që përpiqej të ndalonte këtë eksod masiv.

Marrëveshja parashikonte që roja bregdetare italiane, pjesë e së cilës isha dhe unë, të patrullonte ujërat territoriale shqiptare, në mënyrë që të ndalonte eksodin nëpërmjet detit. Në vitin 1992 isha komandant i Rojes Bregdetare Italiane në Shqipëri.

Gati dhjetë vjet më vonë, më 2001-shin, u ktheva në Shqipëri të bëj të kundërtën, erdha si shef i projektit për Rojet Bregdetare Shqiptare. Gjatë kësaj periudhe kam punuar me shumë figura të rëndësishme të marinës shqiptare.

Anijet e marinës janë shumë ndryshe nga ato të tregtisë, thuajse nuk kanë asgjë të përbashkët. Përse keni zgjedhur këtë temë të studimit tuaj?

Rastësisht. Unë jetoj në Trieste, qytet që, në kohën e Perandorisë Austriake, ishte kryeqyteti detar i perandorisë. Po në këtë qytet kishte qendrën Qeveria Detare e Austrisë, që kontrollonte gjithë bregun juridik të perandorisë, që përfshinte Venecien dhe deri në brigjet e Malit të Zi. Arkivi i Qeverisë Detare të Austrisë ruhet në arkivin shtetëror të Triestes.

Aty ke fatin të gjesh dokumente interesante. Gjatë kohës që po bëja një kërkim për portin e Tivarit, (punë që e kam nisur prej kohësh dhe ende nuk e kam përfunduar), në mes të dokumenteve, ose më saktë mes dokumenteve që i përkasin qershorit të vitit 1913, gjeta një telegram që më bëri shumë kurioz.

Aty shkruhej: “Ka ardhur një anije me vela, në të cilën valëvitet një flamur shqiptar kuqezi, anija është nisur nga Shkodra, dhe kërkon leje për të hyrë në port”. Këtë telegram, kapiteneria e Portit ia drejton Presidencës së Qeverisë Detare të Triestes.

Kaq mjafton për të shkruar një libër?

Një muaj pas këtij zbulimi erdha në Shqipëri për arsye punë, u interesova nëse ky fakt ishte publikuar ndonjëherë.

Mësova se historia e anijeve tregtare të Shqipërisë është dhënë në librin e Rrok Zojzit, një botim i viteve ’50-të, që titullohet “Tradita detare e popullit shqiptar”. Në këtë libër, anija e parë që valëvit flamurin e shtetit të ri të Shqipërisë citohet në shtator 1913, “Fiore d’Albania” (Lulja e Shqipnis), që drejtohej nga kapiteni Zef Llupi Melgushi dhe sipas Rr.

Zojzit transportonte bote bosh, mbeturina metali dhe dru shqeme. Telegrami që kam gjetur është bërë në qershor të këtij viti. Një tjetër anije, një tjetër port, një tjetër episod.

Atëherë e kuptova se kisha bërë një zbulim të vogël historik. Sepse kjo anije është e para dhe jo ajo që tregon Zojzi. Kuptova që është një gjë e rëndësishme, që nuk do të ishte punë e kotë vazhdimi i kërkimeve.

Të gjithë e dimë se pavarësia e Shqipërisë u shpall më 28 nëntor 1912, por gjithashtu dimë se kjo ishte një shpallje simbolike, përpara se shteti shqiptar të konsolidohej, të unifikohej politikisht dhe, mbi të gjitha, të njihej në arenën ndërkombëtare. Që të ndodhte kjo duhej të kalonin vite, (këtë e thotë historia nuk e them unë).

Nga nëntori dhe deri në valëvitjen e flamurit të parë shqiptar, në një anije do të kalonin shtatë muaj. Më pas, gjatë viteve 1913 dhe 1914 ka shumë episode që unë kam treguar dhe dokumentuar në këtë libër, ku dalin shumë probleme në lidhje me flamurin.

Dhe cilat do të ishin këto probleme?

Në Shqipëri kishte grupe të ndryshme politike që ndesheshin mes tyre: në Vlorë Ismail Qemali, në Durrës Esat Pasha, dhe më pas Princ Vidi. Secili prej tyre shpallte një qeveri të vetën, secili përdorte flamurin e tij. Në arenën ndërkombëtare ky ishte një problem që e bënte të vështirë njohjen e një shteti shqiptar, sepse duhej të kuptohej se cila ishte qeveria dhe cili flamuri i saj.

Kur ky telegram mbërriti në Trieste, gjëja e parë që tha Qeveria Detare ishte të ndalohej anija. Komunikuan me Vjenën dhe pas një ore u dha përgjigjja “po”. Nëpërmjet bisedimeve diplomatike u vendos që mund të pranohej ai flamur, si flamuri i Shqipërisë. Këtë flamur e kam botuar edhe në libër, është një vizatim origjinal që kam gjetur në arkivën e Triestes.

Cilit grupim mendohet se i përket ky flamur?

Mund të jetë i Esat Pashës. Ky vizatim është bërë me lapsa me ngjyra, njësoj si ato që përdorin nxënësit në shkolla, shumë i bukur. Madje janë të shënuara edhe përmasat.

Për çfarë variantesh të tjerë flamujsh bëhet fjalë?

Në arkiv kam gjetur dokumente që tregojnë se flamuri i anijeve detare tregtare shqiptare është i njëjtë me flamurin kombëtar shqiptar, (flamuri i kuq më shqiponjën e zezë).

Ka dokumente që dëshmojnë se disa anije vazhdojnë të lundrojnë me flamuj të tjerë. Madje kishte edhe anije që mbanin dy flamuj dhe i përdornin sipas vendit ku shkonin. Në fund të librit ka një kapitull që tregon për një anije shqiptare, kapiteni dhe ekuipazhi i së cilës ishte nga Shkodra. Kjo anije, “Princ Mema” i përkiste një qytetari shqiptar, por kishte flamurin e Malit të Zi.

Kapiteni e shpjegon këtë duke thënë se, meqë kishte transportuar për llogari të qeverisë së Malit të Zi dhe ende nuk ishte paguar, kishte frikë se po të vendoste flamurin shqiptar, nuk do të paguhej më. Dhe për interesin vetjak përdorte flamurin e Malit të Zi.

Çfarë faktesh të tjera publikohen për herë të parë në librin tuaj?

Mund të them se është një fotografi e Princ Vidit, e cila është bërë teksa Princi po niset për në Shqipëri. Aty duket Vidi së bashku me bashkëshorten teksa ecin në molin prej druri në portin e Triestes.

Pak minuta më vonë do të jenë në anijen për në Shqipëri. Kjo foto është shumë e ngjashme me fotografitë e pritjes që i bënë Vidit në Shqipëri, por kjo është bërë pikërisht në Trieste.

Përse titulli “Një histori shkodrane”?

Sot Shkodra nuk është më e lidhur me detin. Në kohën për të cilën fliten në libër dhe shumë kohë më parë, Shkodra konsiderohej një port detar, sepse nëpërmjet lumit të Bunës anijet e vogla dilnin në det dhe shkonin në Venecia.

Kështu që ishte e lidhur me detin. Tani nuk është më e lidhur, pasi kanali nuk është pastruar më dhe është bllokuar. Në këtë libër tregohet që tradita detare e Shqipërisë nis nga Shkodra.

Veç marrëdhënieve tregtare që ekzistonin mes këtyre dy vendeve, çfarë të dhënash janë për t’u shënuar në aspektin social dhe kulturor?

Në tregun e Triestes, të moshuarit ende kujtojnë “scorance”-n, një peshk i mirë që vinte nga Liqeni i Shkodrës, por që kushtonte lirë. Ky peshk vinte në bute prej druri, ka mundësi që të ishin në “salamoia” (ujë i kripur), në mënyrë që të mos prisheshin.

Është e qartë që rrënja e kësaj fjale, në dialektin e Triestes “scorance” rrjedh nga “shkodran”. Kjo është një fjalë që ka hyrë në dialektin e Triestes, por që nuk përdoret më.

Lexo edhe: Zef Jubani, shkodran, apo Giuseppe Jubany, triestin?