Zef Jubani, shkodran, apo Giuseppe Jubany, triestin?

E enjte, 25 Prill, 2024

Disa vite më parë, ndërkohë që po përfundoja përpilimin e librit Shpnésa e Schypeniis (Shqiptarë të Trieshtit) / La speranza dell’Albania (Albanesi di Trieste) kam shkuar të vizitoj shtëpitë e disa familjeve shqiptare me vendbanim të hershëm në Trieste, që të merremi vesh: në fund të 1800-ës (njëmijë e tetëqindës) – në fillim fare të 1900-ës (njëmijë e nëntëqindës).

Mes këtyre, familja Ujka, me origjinë nga Shkodra, nga dega triestine e së cilës sot është Antal Ujka, i pari i fisit. Antal do të thotë Antonio, në hungarisht, mbase ja ka vënë gjyshja, e cila nuk ishte hungareze. Kjo është pikërisht një nga ato gjëra që mund të ndodhin vetëm në Trieste.

Zoti Antal më ka pritur në shtëpinë e tij të bukur, jo larg shtëpisë sime, në një zyrë krejtësisht “shqiptare”, me një mur plot e përplot me relike nga atdheu i tij i parë, mes së cilëve kryesonte një portret shumë i bukur i Zef Jubanit, katragjyshit të tij, me një fez vishnje në kokë, siç ishte i shkonte parisë shqiptare të kohës.

Origjina e tij ishte venedikase, më tha Antali, dhe mbiemri burimor duhet të ketë qenë Urbani. Por fantazia mund të shkojë edhe më larg, meqë gjenden disa Jubany (me ypsilon, siç firmosej Zef Jubani, sidomos në Trieste, deri edhe në Katalonjë….

Sado tërheqëse mund të na duket kjo hipotezë, të një familjeje venedikase që vendoset në Shkodër, mes familjeve të shumta që shkuan në Venedik (dhe nuk do ishte e vetmja familje italiane e tillë nëse mëndojmë për Marubi-t, Tedeschini-t (mjekë), Zamputti-t (mjek), Simini-t, Scanietti-t (artistë), Benussi-t (farmacist) etj., sepse, gjatë Serenisima-s, kjo mund të ndodhte (dhe ndodhte). Afërmendsh nuk ka ndodhur kështu, sepse Urbani mund të jetë vetëm një “llagap”, që buron nga fshati Juban, që ndodhet pak kilometra në juglindje të Shkodrës dhe nga mali homonim që e sundon fshatin.

Është gjithashtu e vërtetë që, në një hartë të famshme të Coronelli-t, të vitit 1688 (njëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tetë), bashkangjitur në punën themelore të Ermanno Armao-s “Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un’antica carta dell’Albania Settentrionale” “Vende, kisha, lumenj, male dhe toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore”, fshati quhej më parë Santa Veneranda, dhe pastaj emri Juban/Jubani do të ndërhynte më vonë, kushedi si dhe kushedi prej nga…

Sipas bibliografive të rëndësishme, mbiemri i vërtetë duhet të ketë qenë Ndokilja / Ndokillia, po ashtu i formuar në një mënyrë aventureske dhe me imagjinatë, sepse në të vertetë, është pasojë e bashkimit të emrave Ndok e Ilia, që i përkisnin përkatësisht të jatit dhe gjyshit të personazhit tonë.

Megjithatë këto informacione i kam mbledhur së fundmi dhe nuk kam pasur mundësi t’i thelloj në mënyrë të rreptë dhe prandaj – në këtë pikë – i përballem me gatishmëri dhe modesti vërejtjeve dhe kritikave tuaja të rastit …

Shpresoj se mund t’i kërkoj ndonjë informacion më shumë Jubanëve të shumtë që jetojnë në Shkodër (dikush edhe në Itali), dhe do ta bëj patjetër, nëse do më thërrasin në Shkodër, kur do të vendoshin të kremtojnë disi Dyqindvjetorin e lindjes së bashkëqytetarit të tyre, gjë që më duket se po bëhet vetëm këtu në Prishtinë.

Megjithatë, në injorancën time, ky ka qenë disa vite më parë, njoftimi im i parë me Zef Jubanin.

Shkodrani Zef Jubani (lindi në Shkodër, 1818 (njëmijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë) – vdiq në Shkodër 1880 (njëmijë e tetëqind e tetëdhjetë), ishte shkrimtar, gazetar, etnolog dhe ekonomist. Në Shkodër kryente, nga viti 1848, funksionet si sekretar përkthyes i Konsullit të Francës, Louis Hyacinthe Hécquard. Për të, mblodhi shumë material që pastaj Konsulli e botoi në: “Historire et description de la Haute Albanie ou Guégarie” Paris 1858 (njëmijë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë).

Më vonë, në 1853 (njëmijë e tetëqind e pesëdhjetë e tre), duket se ka qenë – gjithmonë në Shkodër – Asistent i Zëvendës Konsullit Britanik.

Ishte mik i Dora d’Istria (dhe më vonë do shohim si e nderoi këtë miqësi), i Jeronim De Radës; dhe i Fra ‘Leonardo nga Greci, arbëresh nga Avellino në Kampania të Italisë, famullitar i Troshanit , fshatit afër Blinishtit, në Lezhë, ndoshta më pak i njohur në Shqipëri, por jo më pak i rëndësishëm në historinë shqiptare. Të gjithë emra që do të takojmë më vonë.

Përveç letërkëmbimit, duket që shoqërohej personalisht me këto personazhe, në Itali, prania e së cilit është raportuar në Venecia dhe – gabimisht – edhe në Trieste, sepse pothuaj gjithë historianët që kam shfletuar e marrin për të qenë se në atë kohë, Trieste nuk ishte në Itali por në perandorinë Austro-hungareze. E them këtë për të vënë në dukje besueshmërinë e ulët të burimeve që kemi në dispozicion.

Në Venedik bashkëpunoi me gazetën e përditshme vendase “Il Gazzettino”, dhe më pas, në vitin 1878 (njëmijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë), botoi vepren “Projekt lundrimi me avulloret italiane në Adriatik, tregtia e Venedikut me Shqipërinë”.

Tani vimë te pjesa e jetës së tij që kam shqyrtuar, ai gjendej shpesh në Trieste (qyteti im), duke bashkëpunuar edhe me gazetën “L’Osservatore Triestino”, më e vjetra në qytet, e themeluar në 1784 (njëmijë e shtatëqind e tetëdhjetë e katër); rreth kësaj, gjeta një artikull të botuar në edicionin e 22 (njëzet e dy) qershorit 1872 (njëmijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy), bëhet fjalë për një letërkëmbim nga Shkodra, me titull:

“L’ ABATE ZARISCI E IL P. LEONARDO DA GRECI”,
“Abat Zarishi dhe prifti/At Leonardo *nga* Greci” ku njoftonte:

……….shkurtimisht do të shohim në dritë poezitë shqiptare të bukura dhe të çmuara të abatit Zarish të Mirditës. Pas vdekjes së këtij *fetari* të shquar dhe të arsimuar, veprat e tij ishin zhdukur….

Këto arsye fisnike e të thella, e kishin shtyrë, një vit më parë, të *jepte* në shtyp një vëllim, me titull “Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanese tradotti nell’idioma italiano da Giuseppe Jubany, (Kangh aschikryet prei Necim begut bamun beyt) , që konsiderohet themeltar në rrethanat më të gjera etnografike shqiptare, për shkak se është edhe i pari i tillë.

E botoi, në Trieste, në 1871 (njëmijë e tetëqind e shtatëdhjetë e një), te Shtypshkronja e Lloydit Austriak, që ishte më e rëndësishmja dhe më e vjetra shoqëri/ndërmarrje e lundrimit të Perandorisë, por që kishte edhe një Seksion/repart/degë Artistiko-Letrar, madje me një shtypshkronjë.

Në të vertetë, përveç asaj që bën të mendojë titulli, përmbajtja e librit shkon më larg, sepse ka të bëjë me tri pjesë të veçanta dhe të ndara, që do t’i marrim me radhë, nga ana e përkundërt e faqosjes së botimit, sepse më e dobishme për paraqitjen time të në tërësi.

Pjesa më e rëndësishme, ose më mirë ajo që e ka bërë më të rëndësishëm dhe të njohur këtë vëllim, është një përmbledhje me këngë, të Shqipërisë veriore, përkthyer në italisht, me tekst origjinal në shqip në faqen përbri*.

Rreth kësaj, duhet të kujtojmë që, me 13 (trembëdhjetë) janar 1866 (njëmijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë), një përmbytje e madhe goditi Shkodrën, shkatëroi shumë vepra që në përmbajtje kishin këngë, rapsodi dhe poezi shqiptare.

Zef Jubani, pas një pune vigane dhe kapitëse, arriti të mbledhë disa nga këto vargje, gjë që ndoshta e kishte bërë më parë, për llogari të Konsullit Francez, dhe që pastaj mblodhi në një libër, botuar në Trieste, siç thamë, në 1871 (njëmijë e tetëqind e shtatëdhjetë e njëshin); mund të pohojmë me lehtësi që, vetëm falë kësaj pune, kanë mbërritur gjer te ne.

Të gjitha këto këngë të lashta janë kaq të larmishme sa të paktën disa meritojnë një listë disi më të përimtë:

– disa i janë shkruar luftës kundër turqve, ose, sipas rastit, malazezve (Ibrahim Pasha, Mahmud Pasha), por edhe atyre që luftuan me ta (Elia Jubany, Redjep-aga, Haffis Pasha).

– Peshkopëve, Andrea Zmajevichit, të Tivarit dhe Pjetër Bogdanit, më parë peshkop i Shkodrës dhe më pas i Shkupit, me interes të veçantë për ne, sepse pikërisht atij iu emërua kjo Bibliotekë.

– një Kang’ për Shqipërinë e Don Pjetër Zarishit (që e përmendëm më parë);

– nuk u la pas dore as Napoleon Bonaparti, ylli i së cilit kishte perënduar me kohë, por që vazhdonte të ndriste, jo gjithmonë në mënyrë pozitive, edhe në Ballkan;

– disa për gjakmarrjen, kangt aschikryet anakreontike, bejtat satiriket, kangt e vajit, kangt e dasmavet*;

– dhe, në fund, një Lavdit per Nderueschmen Szoi e dyetare n’era schkrim” Dora d’Istria”, nga Giuseppe Jubani Shqiptar*. Veçanarisht e rëndësishme, sepse e shkruar nga dora e tij vetë, pra dhe më origjinale se të tjerat, që ishin kaluar gojarisht me breza të tërë.

Tekstet janë plot me shënime, që japin një dorë, edhe pse ajo që ndoshta më duhet për hulumtimet e mia, përmban një gabim trashanik, sepse në lidhje me të lartpërmendurin Andrea Zmajevich, Peshkop i Tivarit, e ngatërron me ndoshta më të njohurin Vincenzo Zmajevich, nip i tij, Peshkop Tivarit e më pas i Zarës, duke i dhënë rolin si shoqërues i një grupi familjesh shqiptare nga rrethinat e Shkodrës që po zhvendoseshin në hyrje të Zarës, me nismë të Guvernatorit të Përgjithshëm – të Republikës së Venedikut – në Dalmaci dhe Shqipëri, Nicolò Erizzo, nga i cili vjen emri i Borgo Erizzo-s që iu dha kolonisë shqiptare.

Ky gabim padashur më jep shkas të kujtoj një faqe të historisë shqiptare të lënë në harresë por që me sa duket mjaft e njohur në kohën e Zef Jubanit.

Në hapje të vëllimit, shihet që një nga shqetësimet e Jubanit ishte fakti që:

mungesa e alfabetit tonë, i shkakton pengesa të rënda atij që ngarkohet në shkrimin e gjuhës shqipe, duke përdorur vetëm shkronja të huaja, latine apo greke, të cilat nuk mund t’i përshtaten krejtësisht shqiptimit të saktë të fjalës sonë.

Dhe këtu shpresoj që do të më falni nëse kujtoj se si alfabeti i sotëm shqip u vendos në 1908 (njëmijë e nëntëqind e tetën), nga Kongresi mbarëshqiptar i Manastirit. dhe pra:

Unë besoja se mund të formoja shkronja të tjera, për t’ja përshtatur tingujve që nuk mund të shprehen duke përdorur vetëm të parat, siç shihet vedrà më tej në pasqyrën e alfabetit tim, i përbërë vetëm për përdorimin e kësaj punës sime të hollë/vogël/brishtë, që t’i jap lexuesit, për sa më lejohet, një mjet për të shqiptuar mirë fjalët.

Këto shqyrtime e çuan të titullojë “pjesën e dytë” të këtij libri:

SISTEM I RI I SHKRONJAVE SHQIPE MBI ALFABETIN LATIN

dhe disa rregulla të reja që vlejnë vetëm për Këngët Shqiptare të kësaj vepre, që lexuesi të mund të formojë dhe theksojë zërat shqiptarë në shqiptimin e tyre të vërtetë.

Interesante të shikosh se si, në shënimet hyrëse, Jubani mendon se:

….si për fleksibilitetin dhe ëmbëlsinë e shprehjes, si për pastërtinë e fjalorit, dialekti i folur i Shqiptarëve të Elbasanit dhe rrethinave (Albanopoli) është më i përsosuri.

Nuk është e qartë për cilën Albanopoli bëhej fjalë, ngaqë, sot, rrënojat e qytetit të lashtë të Albanopolis gjenden në fshatin e sotëm të Zgërdheshit, afër Krujës.

Më pas vazhdon një disertacion i gjatë mbi shqiptimin e shkronjave, një nga një, ndjekur nga 141 (njëqind e dyzet e një) shembuj, si dhe lakime emrash, shpjegime të përemrave, parafjalë, lidhëse, zgjedhime foljesh; pra një gramatikë e vogël.

Në hyrje, dhe ndoshta mund të ketë qenë ky qëllimi i vërtetë i këtij botimi, ka disa verëjtje paraprake mbi gjendjen morale dhe mbi kulturën intelektuale të popullit shqiptar, të nxjerra nga një raport i redaktuar vitin e mëparshëm, me gjasë gjithmonë për llogari të konsullit francez; në to është i gjallë shqetësimi për kushtet në të cilën dergjej populli i tij, kur thotë se ishte:

për të të ardhur keq të lije këtë vend të bukur të braktisur dhe këtë popull në injorancë.

Kjo, edhe pse nuk shpallej haptazi në armiqësi me Turqit dhe me qeverinë osmane në përgjithsi, po aq e vërtetë sa, në njëfarë pike beson që:

Kështu populli Shqiptar, pasi ka larguar paragjykimet që ka, do të arrijë me kalimin e kohës të kuptojë që avantazhet më të mëdha mund t’i vijnë sot nga Qeveria Osmane, me të cilën njihet dhe është mësuar, dhe e cila mund dhe të gjendet njëkohsisht si kompensim*. Shqipëria e qytetëruar* me kujdesin* e Qeverisë Osmane, dhe e shpallur komb i bashkuar me popullin shqiptar me gjak të pastër, që nuk përkrah me kurrfarë llogarie partitë e mbarësllavizmit, do të ishte një element shumë i fortë dhe i gjithi i veçantë, i gatshëm të luftojë me gjak për shpëtimin e Perandorisë.

Nuk mungon, megjithatë, më pas, të theksojë që:

Kolegji i tanishëm gjimnazor i mbajtur me shpenzime të qeverisë, ku mësohen mësime krejtësisht osmane, nuk është sipas shijes së Shqiptarëve. Të njëjtit Turq të vendit (Shkodër, sh.a.) heqin dorë së shpieri fëmijët e tyre, duke mos dashur t’i arsimojnë me mënyrën e Osmanllinjve.

Dhe akoma – këtu shohim se cila është rëndësia që i jep muzikës dhe poezisë:

Duhet pasur përkujdesje të veçantë për të mësuar popullin në shije tërheqëse për muzikën dhe poezinë, edhe pse Shqiptarët ndihen të prirur ndaj të dyjave. Ato* kanë pasojën e mrekullueshme të ëmbëlsojnë shpirtrat më të ashpër, dhe t’i bëjë më të butë e të shoqërueshëm. Malësorët, burra gati të egër, me tingujt e ëmbla dhe meloditë e këndshme të bandave muzikore, do të ndiheshin pak nga pak më shumë të zbutur, të ndjeshëm dhe njerëzor.

Dhe këto bindjet e tij janë kaq të rrënjosura sa arrin të mendojë se vlejnë madje edhe për kuajt, por ata të Myzeqesë:

Deri edhe pitokët me racë vendase, të ndjeshëm ndaj ndjesive të këndshme të tingullit melodioz të këngëve të udhëheqësve të tyre, i rregullojnë hapat e tyre në kalërim sipas përshtypjes në masë pak a shumë të fortë që ndjejnë e prandaj janë të shquar.

Në fund, shumë interesante është të lexosh kur thotë:

Duke pasur parasysh për esencën e ligjeve të përgjithshme të shtetit, shtojini edhe ligje të tjera ato më të mirat dhe më të duhurat marrë nga kushtetutat në fuqi kombëtare, do të leverdisste përpilimi i Kodikëve në gjuhë shqipe, për t’u kuptuar nga të gjithë.

Këto do të duhet të lexohen publikisht nga Priftërinjtë dhe hoxhallarët* në Xhami e në Kisha, që të mund të futen në shpirtin e popullit.

Por Zef Jubani ishte një personazh ekleptik dhe me kulturë të shumëfishtë. Duke pasur nënën malteze, në 1830 (njëmijë e tetëqind e tridhjetë) u dërgua në Maltë te një xhaxhallar, ku qëndroi deri në 1838 (njëmijë e tetëqind e tridhjetë e tetë), dhe ndoqi studime tregtare.

Ja pra pse, vetëm dy vite më vonë, në 1873 (njëmijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tre), gjithmonë në Trieste, dhe gjithmonë me emrin e Giuseppe Jubany, do të kurojë botimin e “Codice commerciale ottomano : appendice e procedura”, da lui stesso tradotto in italiano e stampato per i me shkronjat e  Shtypshkronjës Morterra. “Kodik tregtar osman: shtojcë dhe procedura”, i përkthyer nga vetë ai dhe i botuar nga shkronjat e Shtypshkronjave Morterra.

Natyrisht unë tani nuk do t’ju bezdis me përmbajtjen e këtij Kodiku tregtar, që – edhe pse “osman” dhe i mesit të ‘800 (tetëqindës) – është mjaft i ngjashëm – në strukturë – me kodikë të tjerë tregtarë të kohës, përveç një dallimi që do të bëj më pas.

Tani na intereson për Zef Jubanin, puna e përkthimit.

Për të kuptuar se si një etnograf, shkrimtar dhe gazetar, i është kushtuar, në një çast të jetës së tij, një sipërmarrjeje kaq të veçantë, na vijnë në ndihmë shënimet e tij, të botuara në çerek kapakun, duke u firmosur si “L’Editore Giuseppe Jubany” Botuesi, dhe që po Ju lexoj në tërësi:

Kemi në pronë në Shqipëri Gjykata të tregtisë, të ngritura mbi organizimin e ri të dekretuar nga Qeveria Osmane; por na mungonte Kodiku Tregtar i përkthyer në gjuhën italiane, ajo që njihet dhe që përdoret më shumë në sheshet tona dhe madje në vetë Gjykatën tonë, që kushdo të ketë rehatinë të njohë ligjet mbi të cilat të drejtojë interesat e veta.

Kësaj mungese i parapriu shkruesi, gjithmonë i përkushtuar ndaj së dobishmes dhe progresit të vendit të tij, duke bërë ai vetë përkthimin nga njëra gjuhë në tjetrën, dhe botimin me shpenzimet e veta, i sigurtë që do të përftonte favorin dhe dashamirësinë sidomos të bashkëatdhetarve të tij, mes të cilëve shumë e kanë shtyrë të ndërmerrte këtë punë të lodhshme por po aq të dobishme dhe të nevojshme për klasën tonë tregtare.”

Deri këtu, synimet e Zef / Giuseppe janë të lëvdueshme; gjynah që ka bërë, të paktën pjesërisht, një punë të kotë, sepse Kodi Tregtar Osman ishte përkthyer tashmë në italisht, dhe botuar, në 1851 (njëmijë e tetëqind e pesëdhjetë e njëshin), nga Tipografia Damiano, në Izmir (Turqi), ku jetonin atëherë shumë italian.

Ka mundësi që Zef Jubani nuk ishte në dijeni?

Patjetër që po, sepse ai nuk jetonte në fshatin botëror / global village të sotëm, ku me një klikim të thjeshtë, kam marrë me vete në shtëpi edhe këtë tekst përveç atij të Jubanyt.

Natyrisht, të më falni për mendimin dashakeqës, por kam pyetur veten nëse Jubani mund të ketë kopjuar këtë punë, 22 (njëzet e dy) vite më parë, dhe pas një shqyrtimi të kujdesshëm, kam dalë në përfundimin që nuk ka ndodhur absolutisht. Puna e tij është bërë nga fillimi, ex-novo.

Gjenden në tekst, disa ndryshime shumë të vogla në përkthim. Janë shumë të vogla, por janë.

Të mos harrojmë që liria që i jepet një përkthyesi, në një tekst juridik, është absolutisht minimale në krahasim me një tekst letrar.

Ka disa shënime, por nuk janë të gjithë të njëjta, në kuptim që përveç një shumice shënimesh të përbashkëta, njëri nga tekstet ka disa shënime, dhe tjetri disa të tjera.

Por ka edhe një ndryshim tjetër, jo me peshë të vogël, kur Jubani i jep titullin Kapitullit të Katërt: “Mbi emërimin dhe zëvëndësimin e Gjyqtarëve” ndërsa në variantin e Izmirit është “Mbi emërimin dhe zëvëndësimin e Sindaci (Këshilltarëve)”, dhe arsyen e gjejmë në shënimet shtjelluese që i paraprijnë tekstit të Kodit, aty ku thuhet:

Vendoset që pjesa e katërt, e lidhur me organizimin e Gjykatave të Tregtisë është e papranueshme, edhe për shkak se nuk është në përputhje me ligjet dhe rregullat e Portës së Lartë.

Kjo na bën të mendojmë që hartuesi i Kodit të ketë qenë një studjues europjan, që nuk ishte mirëdokumentuar mbi kontekstin juridik të përgjithshëm – dhe ndoshta edhe fetar – ku kodi i tij do të kishte përfunduar. Por problemi duket se është zgjidhur më vonë, me nxjerrjen e Shtojcës së Kodit të Tregtisë (1860? njëmijë e tetëqind e gjashtëdhjetë) që merret, pikërisht me Gjykatat e Tregtisë.

Por ka një dallim, që, për mua, është shumë i madh, dhe mund të përbëjë “provën e sprovuar” që përkthimi i Jubanyt është bërë nga një burrë i kohës së tij por patjetër perëndimor, dhe i tillë ishte Jubany pa dyshim.

Në fakt, nëse shkojmë në Seksionin IV (e katërt) – Mbi të drejtat e Bashkëshorteve* – artikujt 263 – 270 (dyqind e gjashtëdhjetë e tre deri dyqind e shtatëdhjetë), gjejmë fjalën Bashkëshortet të shkruar me shkronjë të madhe.

Në gjithë Kodikun, vetëm disa fjalë, të lidhura ngusht me istitucionet a figurat e veçanta gjyqësore, janë të shkruara me shkronjën e parë të madhe, dhe jo fjala ”bashkëshorte”. Por ai e ka vënë kështu.

Kjo na jep një ide jo të papërfillshme për personalitetin e kulturën e tij, në një farë mënyre progresiste, por pa dyshim perëndimore dhe europjane.

Dhe pra, Posta Shqiptare, kur, në 1968 (njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tetë), me rastin e 150 (njëqind e pesëdhjettë) vjetorit të saj, i kushtoi dy pulla poste (një nga 25 (njëzet e pesë) qindarka dhe një nga 1,75 një e shtatëdhjetë e pesë Lek) e përfaqësuan, jo me fezin alla turka, si në pikturën tonë, pa dyshim më i bukur, (mbase i panjohur në Shqipëri, deri sa nuk e solla unë me librin tim), por me një fotografi në të cilën del i veshur si perëndimor, “alla franga” siç thuhet në Shqipëri, bile dhe me papjon… besoj për të theksuar të qënit perëndimor dhe europjan. Dhe ishte viti 1968 njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tetë)….

Por puna e botuar nga Jubany është më e gjerë se ajo e ”Izmirit”, ngaqë përfshin edhe përkthimin italian të Kodit të procedurës tregtare si dhe një Shtojcë të Kodit Trregtar Osman, me sa duket sepse bëhet fjalë për masa ligjore të nxjerra më vonë.

Në fakt, për Shtesën, gjejmë të nënshkruar si më poshtë:

  • Bërë në Kostandinopojë më 9 nëntë Chaval 1276 (njëmijë e dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë) të Egjirës /18/30 tetëmbëdhjetë / tridhjetë e Prill (1860 (njëmijë e tetëqind e gjashtëdhjetë))
  • Kopje dhe përkthim nga frëngjishtja e Shtojcës së botuar me shkronjat e shtypit të Johannes Muhendisyan Galata e Kostandinopojës.

Atëherë lind pyetja: pse në Trieste?

Në Trieste ndoshta, sepse kishte prej kohësh një farë zakoni, nga ana e zyrtarëve shkodranë, për të botuar gjërat e tyre atje, ose ndoshta sepse në Shqipëri kjo nuk ishte e mundur, jo nga ana teknike, por nga pikëpamja e mundësive dhe sigurisë, e pastaj sepse në Trieste shkodranët gëzonin mbështetjen e disa përfaqësuesve të familjeve të rëndësishme që aty kishin vendosur selinë e punëve të tyre.

Sintomë e kësaj që ai vetë, në një letër drejtuar De Radës në 1870 (njëmijë e tetëqind e shtatë), i kishte kërkuar t’ja adresonte postën si më poshtë: À Monsieur Joseph Chevalier Joubany, Trieste, récomandé à M. G.A. Moscheni”».

Duhet të shtoj se rasti i Zef Jubanit nuk ishte i vetmi i një studjuesi që, nga Shqipëria, të përkthente një kod në fuqi dhe që shkoi në Trieste për ta botuar: jemi në 1941, kur Emid Tedeschini, jurist shqiptar, i një familjeje me prejardhje nga Vasto, në Abruco, vendosur në Shqipëri në fund të ‘700 (shtatëqindës), përktheu në italisht “Kodikun e tregtisë dhe ligjet tregtare të Mbretërisë së Shqipërisë” dhe e botoi në Trieste

Dhe mos harrojmë që Faik bey Konitza e kishte përkufizuar:

“Triesten, kryeqytet intelektual i shqiptarëve…”

*Paolo Muner, nga fjala e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në takimin e organizuar me rastin e 200-vjetort të lindjes së Zef Jubanit 25 tetor 2018.

Përktheu nga italishtja Fioralba Duma.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 