Investime/ Dyfishohet numri i kompanive hungareze në Shqipëri

E hënë, 13 Maj, 2024

Numri i ndërmarrjeve hungareze në Shqipëri pothuajse është dyfishuar në vitet e fundit.

Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se në vitin 2020 numri i ndërmarrjeve me kapital të pjesshëm apo të plotë hungarez në Shqipëri arriti në 34, nga vetëm 15 të tilla që regjistroheshin në vitin 2015. INSTAT nuk ofron informacion për shpërndarjen e këtyre ndërmarrjeve sipas sektorëve, sepse, sipas këtij institucioni, kjo ndarje cenon parimin e konfidencialitetit të parashikuar nga ligji “Për statistikat zyrtare”.

Mbështetur në statistikat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në fund të 9-mujorit 2021, stoku i investimeve hungareze arriti nivelin më të lartë historik, prej 110 milionë eurosh. Vlera e investimeve hungareze është rritur me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa krahasuar me fundin e vitit 2018, periudhë kur nisi hovi investimeve hungareze në Shqipëri, vlera e investimeve hungareze është rritur me pothuajse 37 herë.

Është e pritshme që investimet hungareze të rriten më tej gjatë këtij viti, bazuar në disa marrëveshje të rëndësishme të shitblerjes që u shpallën në dhjetor të vitit të kaluar. Grupi hungarez OTP zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes për blerjen e filialit shqiptar të Alpha Bank, ndërsa kompania e shërbmeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, 4iG, njoftoi marrëveshjet për të blerë dy kompanitë e telekomunikacioneve, Albtelecom dhe ONE Teleçomunications. Operacionet e mësipërme priten të finalizohen të gjitha brenda këtij viti, në varësi të marrjes së miratimeve të nevojshme ligjore.

Në pritje të 4iG, aktualisht, investitorët më të rëndësishëm hungarezë në Shqipëri janë grupi OTP dhe kompania e fluturimeve Wizz Air. Megjithatë, shifrat për numrin e ndërmarrjeve, të ofruara nga Instat, tregojnë se prania e investitorëve të mëdhenj strategjikë po shoqërohet edhe me shtimin e kompanive të tjera, më pak të mëdha dhe më pak të njohura. Kjo tregon se ardhja e investitorëve të mëdhenj ka pasur një efekt në tërheqjen edhe e ndërmarrjeve më të vogla dhe në zgjerimin e pranisë së kapitalit hungarez në Shqipëri.

Një tendencë e tillë nuk është e pazakontë dhe është vërejtur gjatë dekadave të mëparshme edhe me ndërmarrjet greke, turke, italiane apo të shteteve të tjera me investitorë të mëdhenj privatë në Shqipëri. Sidomos prania e një banke të rëndësishme tregtare është faktor me ndikim të konsiderueshëm, duke qenë se iu jep bizneseve të interesuara një akses në burimet e financimit të tregut shqiptar. Në një intervistë për “Monitor”, këtë muaj grupi OTP shprehej se “prania e OTP Bank me shumë mundësi do të inkurajojë sipërmarrjet hungareze të bëjnë më shumë biznes në Shqipëri dhe me Shqipërinë, pasi te grupi OTP do të gjejnë një partner në financim dhe këshillim biznesi”.

Shtimi i investimeve dhe i ndërmarrjeve hungareze në Shqipëri ka dhënë ndikim edhe në një rritje të volumit të këmbimeve tregtare, sidomos në kahun e eksporteve. Një tendencë e tillë është vërejtur sidomos pas vitit 2015 dhe eksportet janë të përqendruara kryesisht në sektorin e tekstileve dhe këpucëve, çka sinjalizon një vendosje të bizneseve hungareze edhe në profilin e fasonerisë. Në gjashtë vitet e fundit, Shqipëria ka eksportuar mesatarisht rreth 20 milionë euro çdo vit drejt Hungarisë, ndërsa para vitit 2015 eksportet kishin mesatarisht vlerën e disa qindra mijëra eurove./E.Shehu/ Monitor/

Burimi: Instat

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 