Intervista/ “Transformimi” i Akreoma Saliut dhe guximi i performancës online

E enjte, 9 Maj, 2024

Jetojmë në kohë të vështira si kjo e pandemisë së COVID-19, që transformoi jetën e secilit prej nesh në çdo fushë. Arti dhe kultura është një prej tyre dhe artistët po përpiqen të jenë pranë publikut në çdo formë të mundshme.

Akreoma Saliu, balerina shqiptare e cila po korr suksesin e saj në New York të SHBA-ve, sjell së fundmi një shfaqje që sjell tërësinë e saj e që e ka quajtur “Transformation”. Në këtë intervistë për Diaspora Shqiptare, Akreoma rrëfen se kjo performancë për të cilën është kujdesur vetë deri në detaje, është një eksplorim mental, fizik, dhe spiritual që ne e hasim gjatë periudhës që jetojmë.

Shfaqja do të jetë online më 17 tetor dhe publiku shqiptar mund ta ndjekë në orën 22.00.

INTERVISTA

Akreoma, jemi në një periudhë të vështirë të gjithë për shkak të pandemisë ku dhe arti ndali “frymën e vet” për pak kohë. Sigurisht që kultura dhe arti i ka munguar publikut, ju personalisht i keni munguar publikut tuaj. “Transformation” është shfaqja juaj e parë solo?

Megjithëse në kushte të vështira për shkak të pandemisë dhe me një pjesë të madhe të teatrove ende të mbyllura, unë kam bërë dhe bashkëpunime të tjera gjatë kësaj periudhe. Por mund të them që “Transformation” është produksion i imi personal, duke nisur këtu që nga koreografia, muzika, performimi dhe skene montazhi (dritat etj).

Lexo edhe- Shkëlqimi në baletin botëror i Akreoma Saliu: Filmi, projekt i radhës

“Tranformim”, a ka të bëjë ky titull me kohën që po kalojmë? A jemi të gjithë në një proces transformimi të të menduarit e të të jetuarit, dhe si mund të përkthehet kjo në lëvizjet e trupit?

Gjuha dhe arti që kam zgjedhur të komunikoj është tepër i lidhur me realitetin dhe fenomenet që ne prekim e jetojmë sot. Gjatë gjithë periudhës së jetës tonë ne ndryshojmë e transformohemi ( mendoj që gjithmonë ndodh për mirë, e nga ky transformim ne mundemi të nxjerrim më të mirën nga vetja jonë). Ajo që dua të them me këtë performancë, është që Transformimi është një eksplorim mental, fizik, dhe spiritual që ne e hasim gjatë periudheë që jetojmë.

E keni quajtur këtë shfaqje një udhëtim zbulimi që na kërkon të marrim parasysh se kush ishim dikur dhe kush po bëhemi tani. Ju jeni jo vetëm performuesja por dhe koreografja e shfaqjes suaj “Trasformation”. Na flisni pak për fazën përgatitore të këtij projekti.

Faza përgatitore e shfaqjeve ose periudha para show për mua është e preferuara ime sepse më lejon të eksperimentoj e të nxjerr elementët më të mirë të kuruar në fund. Po i përshtatem në fakt pak kohës që po jetojmë e dua të guxoj ta shfaq këtë performancë vetëm online.

Duke qenë se më 17 tetor shfaqja do të jetë online, a mendoni se këto formë shfaqjesh duhet të bëhen pjesë e jetës sonë, nisur nga fakti se pjesa më e madhe e eventeve po zhvillohen aktualisht në këtë formë. Sa ndikon perceptimi i publikut në sallë dhe se mungon ky online?

Përmenda fjalën “dua të guxoj” më siper sepse mendoj që është shumë e rëndësishme që në shfaqet e mia ta kem publikun në skenë, të jap dhe të marr emocion. Por në kohën që po jetojmë ka filluar të zërë vend perceptimi online. Por shfaqja online mendoj që ka një të mirë shumë të madhe që mund të ndiqet live në çdo shtet të botës. Shfaqja është në 17 tetor 2021 Oraret: 4:00pm EST/ 9:00pm CET / 10pm EET.
Publiku im i dashur shqiptar ka mundësi ta ndjekë shfaqjen në oren 10 pm Në linkun e mëposhtem: https://transformationtickets.eventbrite.com

Në një intervistë më herët për Diaspora Shqiptare jeni shprehur se modelingun dhe baletin po e zhvilloni njëkohësist. Cili është projekti juaj i radhës?

Momentalisht jam duke bashkëpunuar me disa brand këtu, do të shihni së shpejti fotot në Instagramin tim. Faleminderit të gjithëve që më perkrahni e më ndiqni!!!/ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 