“Përtej objektivit”/Gratë dhe vajzat shqiptare të Barit në aparatin e Eva Meksit

E shtunë, 27 Prill, 2024

Duke nisur nga data 5 gusht ekspozita fotografike “Përtej Objektivit” e Eva Meksit do të prezantohet në Pallatin e Kulturës në Durrës, një aktivitet ky i parashikuar në kuadër të 30-vjetorit të eksodit të anijes “Vlora”, organizuar nga shoqata e grave shqiptare në Bari, “Shqiponjat e Mëndafshta” me mbështetjen e bashkisë së Durrësit dhe Konsullata e Pergjithshme e Shqiperise nè Bari me Konsullen Genta Mburimi.

Eva, e apasionuar pas fotografisë prezanton ekspozitën e parë fotografike individuale, dedikuar grave shqiptare që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Itali dhe që, të bashkuara, ruajnë gjithmonë e më shumë lidhjen me vendlindjen. Eva ka një pasion të veçantë për peisazhet, sidomos ato të Barit, por kësaj rradhe ka vendosur të zgjedhë subjekte të tjera.

Fotot që përbëjnë ekspozitën janë foto të anëtareve të “Shqiponjave të Mëndafshta”, nëna, profesoresha, avokate, doktoresha, që dëshmojnë momentet më të rëndësishme të ditës së këtyre grave të forta.

Ekspozita për herë të parë do të instalohet në Pallatin e Kulturës së Qytetit të Durrësit për një muaj rresht, duke filluar nga data 5 gusht 2021. Eva e konsideron ekspozitën e saj si një vepër në rritje, sepse sa më shumë shtohen dëshmitë e anëtareve të shoqatës, aq më shumë rritet numri i fotove që e përbëjnë atë. Fotot janë të shumta dhe individuale, por nga ato del në pah, në mënyrë të qartë, bashkimi shpirtëror midis këtyre grave të mrekullueshme.

Lexo edhe- 30 vjet nga “Vlora”/ Eva Meksi: Integrimi ka përfunduar, jemi në fazën tjetër

KUSH ESHTE EVA MEKSI

Eva Meksi ka lindur në Tiranë dhe jeton në Bari prej gushtit të vitit 1991. Ka arritur në Itali me anijen Vlora, që përfaqëson eksodin më të madh të shqiptarëve nga momenti i mbarimit të diktaturës komuniste.

E dipllomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës, në Itali ka bërë punë të ndryshme si babysitter, përkthyese dhe ndërmjetëse kulturore.

Në 2019 ka qënë kandidate në zgjedhjet vendore me listën “Bari E Mira e Përbashkët” në mbështetje të Kryetarit të Bashkisë Antonio Decaro. Eshtë anëtare e shoqatës “Kauza e Drejtë” dhe themeluese e Zëvendëspresidente e shoqatës së parë të Grave shqiptare në Bari, “Shqiponjat e Mëndafshta”.

Eshtë protagoniste e dokumentarit “Anija e Embël” e Daniele Vicari-t dhe e filmit dokumentar “Anija” të Roland Sejko-s, ky i fundit fitues i David di Donatello.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 