30 vjet nga “Vlora”/ Eva Meksi: Integrimi ka përfunduar, jemi në fazën tjetër

E premte, 26 Prill, 2024

Më 8 gusht 1991, plot 30 vite më parë anija “Vlora” me 20 mijë shqiptarë mbërriti në brigjet italiane. Ishte eksodi i madh ku për shqiptarët nuk kishte rëndësi vendi se ku do të shkonin por vetëm të iknin e të shpëtonin nga një regjim që për rreth 40 vite u kishte mbyllur çdo portë me botën jashtë. Ishte koha kur brigjet italiane shiheshin si Amerika që e kërkonin të gjithë.

Ajo e anijes “Vlora” ishte një ndër largimet më masive nga vendi të asaj kohe. Eva Meksi është një prej tyre që në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare” kujton ato ditë gushti të 30 viteve më parë. Teksa ishte duke përgatitur dokumente për vizë për të shkuar jashtë pa patur rëndësi çfarë vendi, por në atë ditë kaotike, e të zhurmshme ajo kujton se ishte pothuaj jashtë vetvetes, me trupin e mendjen të përqëndruar për të përballuar diçka më të madhe se sa mund të kishte imagjinuar kurrë të bënte në jetë. Ndërsa sot për Evën për shqiptarët nuk mund të flasim për integrim, pasi tashmë janë pjesë aktive e shoqërisë.

Eva në fillim të gushtit bëhen plot 30 vite që kur anija Vlora me 20 mijë emigrantë arriti brigjet e Italisë, në atë kohë kur shteti fqinj ishte Amerika për ne. Ndodh që njeriu të ndodhet në vendin dhe në kohë e duhur, por a ishte kjo në rastin e Evës? Ju jeni një nga ata 20 mijë emigrantë. Si e kujtoni atë ditë?

Në atë periudhë një pjesë e madhe e njerëzve mendonte apo ishin pothuaj gati në çdo moment t’ju jepej rasti të iknin nga Shqipëria, shpesh dhe pa një drejtim apo destinacion të saktë, boll të largoheshin nga ai vend që po bëhej gjithmonë e më i varfër e i pashpresë për të ardhmen. Ndërkohë dhe kush ishte larguar më parë kishte rritur më shumë dëshirën për të ikur dhe besimin që përtej kufijve në një farë mënyre apo një tjetër do mund të realizoheshin ëndrrat e shpresat për një jetë më të mirë. Pra, mjaftoi një shenjë, një shkëndijë për të nisur një nga eksodet më të mëdhaja e më spektakolare të emigrimit. Ajo ditë ishte kaotike, e zhurmshme dhe e kujtoj si një dite spektrale, ku unë pothuaj isha jashtë vetvetes, me trupin e mendjen të përqëndruar për të përballuar diçka më të madhe se sa mund të kisha imagjinuar kurrë të bëja në jetë. Kjo bëri që të përballoja lodhjen e një udhëtimi të gjatë e pothuaj pa gjumë e ulur diku në një cep të kuvertës së anijes, të mos ndjeja uri e etje, t’i rezistoja edhe nxehtësisë së një dite gushti që në mes së asaj turme të merte frymën.
Unë ndërkohe po mundohesha në rrugë ligjore me anë të një vize për ku të ishte e mundur të ikja. Prandaj në momentin që u shfaq kjo tjetër mundësi nuk u mendova dy herë dhe kështu u gjeta në mes të asaj mase prej 20 mijë njerëzish në anijen Vlora.

Çfarë dinte Eva për Italinë dhe na rrëfeni pak vështirësitë e fillimit në një botë të re, të panjohur për ne shqiptarët?

Eva për Italinë ( edhe pse nuk e dinte se ku në të vërtetë do ta çonte kjo anije) dinte çdo gjë të mundur, të lexuar, dëgjuar në radio apo parë në tv. Ne ishim nje brez i etur për të ditur më shumë për atë botë përtej kufijve që mbase s’do kishim kurrë mundësinë ta shikonim me sytë tanë. Pra, ishte një ëndërr që na zbukurohej akoma më shumë nga ajo që kalonte tv me shfaqjet, filmat apo reklamat që shikonim pothuaj fshehurazi. Por kur u gjeta në brigjet e më vonë në tokën italiane nuk arrita të provoj lumturinë që isha në Itali, në fakt mu deshën 2 -3 ditë që më në fund të shikoja pjesën e bukur të Italisë por dhe kjo kaloi në syte e mi pothuaj në mënyrë indiferente. Nuk më përkiste por as nuk me mirëpriste ky vend. Isha e huaj e duhet të kthehesha nga kisha ardhur.
Aty kuptova që më duheshin shumë më tepër forca e durim për të gjetur vendin tim në një botë të huaj e në mes njerëzish të panjohur.
E ishin pikërisht njerëzit e thjeshtë e të panjohur që më ndihmuan pak nga pak. Atëherë preka pothuaj me duar “la gentilezza”, këtë fjalë që kisha mësuar duke e dëgjuar shpesh në tv e radio.
Por ndërkohë fillova të jetoj e provoj dhe shumë fjalë të tjera: “clandestino, lavoro in nero, soggiorno…” e kështu me radhe derisa me kalimin e kohës pak nga pak u bëra pjesë e fillova t’i përkas një vendi tjetër, me gjithë vështirësitë, sakrificat por dhe kënaqësitë.

Si e shihni sot 30 vite më pas atë ngjarje? Sa mund të themi se ka ndryshuar Shqipëria dhe kultura shqiptare në këto vite?

Sot mbas 30 viteve, shumë gjëra kanë ndryshuar. Sot miqtë e të njohurit italian nuk pyesin më a ka siguri, ushqime, hotele në Shqipëri, si vite më parë, por kush është vendi më i bukur, çfarë mund të vizitojnë, kush është gjella tipike shqiptare. Kemi ndryshuar dhe vetë ne shqiptarët, ndërkohë të rinjtë e viteve më parë, fëmijët tanë, janë mjek, avokatë, profesorë ne universitetet e Italisë, profesionistë të suksesshem. Dhe punimet e dorës, tradita antike italiane, sot bëhen nga ustallarë shqiptar.
Pra, nuk flitet me për integrim. Jemi pjesë aktive e shoqërisë ekonomike e vitet e fundit dhe të asaj politike italiane, nuk ndjehemi e pothuaj nuk trajtohemi më si emigrant, të huaj edhe pse Italia ka akoma probleme me racizmin.

Unë vetë para dy vjetësh kam kandiduar në zgjedhjet administrative në Bari, në mbështetje të kryebashkiakut aktual, Decaro. Gjithashtu jam pjesë e shoqatës politike- kulturore “La Giusta Causa”. Gjithë këto ndryshime bën që ne shqiptarët të ndjenim dëshirën për t’u rilidhur me njëri-tjetrin e të rritej lidhja e krenaria për Shqipërinë. Në fillim na u desh të përballohemi me një racizëm qu u intensifikua dhe nga mediat. Shqiptarët përmendeshin vetëm për krime apo veprime të paligjshme. Filloi psikoza e shqiptarit e shiheshim me dyshim ose me habi: “ju shqiptarët s’doni të punoni, shiko çfarë bëjnë patriotët e tu”, “ti je shqiptare? Nuk dukesh.” Kjo bëri që ne shqiptarët t’i rrinim pothuaj larg njëri- tjetrit, sikur donim të veçoheshim e kjo bëri që në vite të mimetizoheshim mes italianëve, të humbnim gjurmët e këqija, të integroheshim në mënyrë perfekte.

Për shumë vite kjo ngjarje u la në harresë. Të dy vendet Shqipëria e Italia kishin diçka për tu turpëruar apo për tu falur. Tani kjo ngjarje jo vetëm është simbol i emigracionit por dhe simbol i integrimit, ne me ato fytyra te vrara, pothuaj të zhveshur, të etur e të pisët treguam që jemi dinjitoz, të mençur e punëtore. Duhej vetëm kohë për t’u njohur e për të na njohur.
Prandaj jam dhe krenare që të dëshmoj që jam një nga ata 20 mijë njerëz.

Sot keni ndërtuar jetën tuaj atje po si janë lidhjet me Shqipërinë?

Në fillim kthehesha në Shqipëri e thoja po kthehem në shtëpi. Por me kalimin e viteve kthehesha drejt Italisë e thoja: torno a casa (shen. redaks: Italisht-kthehem në shtëpi).
Për vite me radhë e ndjeja veten si një peme e shpërkryer, me rrënjët diku e degët diku tjetër. Por kur fillon e rrit një fëmijë atëherë vërtetë ndjen që hedh rrënjë aty ku rrënjët i ka fëmija jot, edhe pse e edukon me gjuhën shqipe, me respektin e krenarinë për origjinën shqiptare, rrënjët ikin gjithmonë e më thellë në Itali.

Ju jeni dhe anëtare e shoqatës “Shqiponjat e Mëndafshta” e cila prej disa kohësh tashmë jep kontributin e saj në shtetin italian për shqiptarët. Sa të integruar i shihni sot shqiptarët e Italisë?

Shoqata e grave shqiptare “Shqiponjat e Mëndafshta” e krijuar para një viti, ku unë jam dhe zv. presidente, megjithëse në kohë pandemie jo vetëm ka krijuar një sërë eventesh por është një nga shoqatat më aktive e të njohura në Bari e Puglia për aktivitetet cilësore që organizon. Ne hapëm me një konferencë shumë të suksesshme, një seri eventesh që po organizohen në Bari, në kujtim të 30 vjetorit të mbërritjes së anijes Vlora. Po ashtu jemi pjesë aktive me përfaqësuesit tanë edhe në eventet e tjera që do organizohen në Shqipëri pas disa ditësh, siç është vendosja një skulpture binjake si ajo që është në Bari me fjalët e kryetarit të bashkisë së asaj kohe, Enrico Dalfino: sono persone/ ata janë njerez.
Unë vetë do sjell një ekspozitë të vogel fotografike me titull Obbiettivo Oltre / Përtej Objektivit, me foto të anëtarëve të shoqatës, secila në ambientet e punës apo në familje. Një fotografi e integrimit perfekt të shqiptarëve në Itali./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 