Pjetër Logoreci: Historia shkodrane përmes fotove të arkivës së Vjenës

E premte, 3 Dhjetor, 2021

E kush mund të flasë më mirë për historinë e Shkodrës se sa një shkodran puro si studiuesi dhe artisti Pjetër Logoreci. Më 28 korrik fotoalbumi i tij “Historia Shkodrane në Fotografi“ do të udhëtojë drejt Prishtinës ku do të paraqitet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Historia lë shumë gjurmë e mbresa e për Pjetrin shkak që të sillte këtë fotoalbum ishte pikërisht pushtimi i Shkodrës nga shovinistët sllavofilë malazezë ku është dokumentuar djegia e qytetit, vrasjet, raprezaljet etj. “Por fotografija ma pikante asht ajo e plaçkitjes së pasunive dhe dugajve të Shkodres nga ushtarët dhe civilët malazezë, të cilët mbasi i vodhën i dogjen për të “zhdukë gjurmët”, thotë ai në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare”. Puna e radhës e tij do të jetë për figurën e Aleksandër Moisiut.

Pjetër Logoreci jeton prej shumë vitesh në Austri, që kur u largua në vitin 1997. Në Shqipëri e njohim më shumë si studiues, por duke vijuar traditën familjare Pjetri ka qenë dhe aktor në teatrin e Vjenës.

Z. Logoreci më 28 korrik do të paraqisni në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë fotoalbumin “Histori Shkodrane në Fotografi”. Një frut i një punë disavjeçare e juaja në arkivat në Vjenë. Na rrëfeni pak se çfarë gjetët atje për Shkodrën tuaj.

Puna ime në arkivat e Austrisë / Vjenës, ka fillue qysh me gjetjen e dokumentacionit për arkitektin e pamvarsisë Dom Nikollë Kaçorrin, i cili vdiq në Vjenë mbas nji sëmundje të randë. Arkiva qëndrore e shtetit në Vjenë kishte shumë informacion mbi jeten e tij, sikurse ka edhe për shumë figura të njohtuna të atdhetarizmit e të rilindjes kombëtare shqiptare. Po ashtu, në kto arkiva ndodhet një pjesë e randësishme e historisë së Shqipnisë (Dosja Pamvarsia), informacion mbi levizjet e ndryshme për liri, dokumente të detajueme mbi Lidhjen e Prizrenit, Kishen Katolike Shqiptare, shkollat shqipe, Shoqnitë e ndryshme patriotike e deri te krijimi i Alfabetit të Shqipes… etj. Në mesin e qindra dokumentave, janë edhe qindra fotografi që demostrojnë gjendjen politike, shoqnore e ekonomike të vendit tonë në periudhën osmane si dhe mbas pamvarsimit, luften e parë botnore, pushtimin e Shkodres, në pamje të radha e të panjohuna që nuk kanë lidhje me Marubin, por janë autentike pronësi e Arkivës Austriake. Ka fotografi nga e gjithë Shqipnia, por unë në Album kam vendosë vetëm foto për Shkodren mbasi kshtu ishte kerkesa e sponsorizuesit. Unë kam botue në shtypin shqiptar shumë artikuj mbi personalitete të njohuna shqiptare që u shkolluen, punuen apo jetuen në Vjenë, Austri.

Duke kërkuar për vite në arkivat në Vjenë cili ishte ai detaj që ju solli idenë e këtij fotoalbumi për Shkodrën?

Me gjetjen e burimit të fotografive , i kam grumbullue ato, por jo vetëm për Shkodren, por për të gjithë Shqipninë. Janë me qindra foto që disponoj dhe deshta të botoj një album ma përfshirës, por si shkruva ma sipër, sponsori me kërkoj që albumi të ishte vetëm për Shkodren. Unë kisha gati vite ma parë materialin, por nuk gjeja sponsor. Unë vetë nuk kam mundësi ekonomike të tilla që të baj të mundun daljen e albumit, mbasi marr një pension modest. Megjithate, të gjitha shpenzimet e arkivave (që nuk janë pak) i kam perballue privatisht, deri te albumi.

Vepra juaj është e ndarë në disa kapituj ku pasqyrohet në disa periudha arkitektura e Shkodrës, jeta e vështirë e fiksuar në aparat, personalitete shkodrane . Për cilën histori shkodrane flasin fotografitë, cilën periudhë?

Fotografitë sjellin para shikuesit periudhen 1908 / 1917. Ishte shumë e veshtirë të seleksionoje fotot për ti vendosë në album, mbasi ishin të gjitha të bukura, por ka kushte teknike që duhen ruejtë që vepra të dalë korrekte dhe e pashme. Jam detyrue me hjekë nga albumi (mbasi delte shumë voluminoz), një kapitull me foto të panjohuna për Ahmet Zogun, atentatin, atentatorët dhe jeten e tij private në Vjenë. Por, kapitulli që më ka lanë mbresa të forta, që u ba shkak i botimit të fotoalbumit, ishte kapitulli i pushtimit të Shkodres nga shovinistët sllavofilë malazezë. Skenat e plaçkitjes dhe djegies së qytetit të Shkodres, vrasjet, raprezaljet, bombardimet dhe rrethimin e nji qyteti që vuejti shumë nga urija ekstreme, janë shumë prekëse dhe të shokojnë me krimet e terrorin që ushtarët malazezë kanë ushtrue mbi Shkodren dhe popullaten e saj.

Na tregoni pak një foto në këtë album që ju ka ngelur në mendje?

Janë disa foto që të krijojnë emocion e zëmërim njiherit, të cilat tregojnë shtëpitë e shembura të Shkodres dhe kufomat e qytetarëve të mbetur rrugëve. Por fotografija ma pikante asht ajo e plaçkitjes së pasunive dhe dugajve të Shkodres nga ushtarët dhe civilët malazezë, të cilët mbasi i vodhën i dogjen për të “zhdukë gjurmët”.

Sakaq, puna juaj si studiues vijon z. Logoreci. A mund të zbulojmë cili është projekti juaj i radhës?

Po, tashti që jam në pension, po mundohem të mbledh dhe të botoj të gjithë materialin e gjetun në arkiva. Kam në dorë dhe po punoj me dashtuni të veçantë, dokumentacionin dhe materialet e panjohuna deri tashti për gjeniun e skenës teatrore botnore Aleksandër Moisiun, arkiven e të cilit, kam pasë fatin ta zbuloj unë. Besoj që nga fundi i vitit do ta baj gati për botim./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 