Greqi/Zhvillohet konferenca”Monumentet në natyrë, një bashkekzistencë kreative”

E martë, 30 Prill, 2024

Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Monumentet në Natyrë: Një Bashkekzistencë Kreative” zhvilluar nga Qendra Evropiane për Monumente Bizantine dhe Post-Bizantine (EKBMM) në Amfiteatrin e Drejtorisë për Dokumentimin dhe Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Në fjalën e saj znj. Dodaj përgëzoi organizatorët për këtë eveniment dhe iu uroi sukses. Gjithashtu, ajo shprehu vlerësimin e Ambasadës për organizimin e aktiviteteve të tilla, që promovojnë mbrojtjen e burimeve natyrore dhe trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e Ballkanit dhe Mesdheut.

Aktiviteti u organizua në format hibrid, ku folësit morën pjesë nga afër, ndërsa publiku mori pjesë nëpërmjet platformës Zoom.

Ky projekt financohet nga “INTERREG V – Ballkan – Mesdhe 2014-2020”. Projekti synon të regjistrojë, analizojë, vlerësojë dhe kontribuojë në drejtim të mbrojtjes dhe promovimit të burimeve natyrore dhe trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin Ballkano-Mesdhetar. Konkretisht, synon të përmirësojë planifikimin e integruar dhe strategjitë e përbashkëta të menaxhimit në zona me interes të lartë mjedisor.

Përveçse trashëgimi kulturore, këto mjedise përbëjnë një mjet domethënës për zhvillimin ekonomik të vendeve tona, në veçanti për fushën e turizmit, si dhe krijojnë një urë bashkëpunimi në rajon, por dhe forcojnë vlerat e përbashkëta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 