Spanjë/ Espanjoli krenohet me Baren, sportisti: La Liga është një ëndërr për mua

E hënë, 29 Prill, 2024

Keidi Bare ka qenë një nga lojtarët më të mirë në fundin e sezonit të shkuar për skuadrën e Espanjolit. Nisja e edicionit të ri, që i gjen kampionët e Ligës Dy në elitën e futbollit spanjoll, është bërë pikërisht me shqiptarin nga ky klub.

Dje, në konferencën për shtyp është paraqitur Keidi Bare. Mesfushori i ri në moshë, por që u bë shumë i rëndësishëm për repartin ku luan, ka komentuar rritjen e skuadrës, ëndrrën për la Ligën si dhe pritshmëritë apo synimet e Espanjolit mes më të mirave në Spanjë.

“La Liga është një ëndërr e madhe për mua. Kam punuar shumë dhe më në fund ia dola që ta siguroj pjesëmarrjen në këtë kampionat. Megjithatë, është diçka që e kemi bërë të gjithë bashkë, ku secili ka kontribuuar për t’ia dalë.

Kjo ka qenë edhe pika jonë e fortë. Ne nuk do të jemi kalimtarë, por do të punojmë edhe më shumë, do të rritemi akoma më tepër që t’ia dalim për të qëndruar në këtë kategori dhe për të thënë fjalën tonë. Me përgatitjet e duhura dhe mentalitetin për të fituar ndaj cilitdo kundërshtar, kam besim se do të bëjmë mirë”, deklaroi mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, në konferencë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 