Hungari/ Uzuni: Unë nuk kënaqem asnjëherë, Ronaldon e ndjek si shembull

E diel, 28 Prill, 2024

Myrto Uzuni mbylli një sezon fantastik në Hungari. I pari për të me Ferencvaroshin përfundoi me titullin kampion, me titullin e golashënuesit në skuadër, të lojtarit më të mirë zgjedhur nga tifozët, të njërit prej atyre që u bënë pjesë e formacionit të vitit në kampionat si dhe me gol ndaj Juves në grupet e Champions-it. Djaloshi kuqezi ka folur për sajtin e klubit, duke premtuar se nuk do të ndalet me kaq.

“Unë nuk kënaqem asnjëherë me çfarë kam arritur. Sigurisht, më vjen mirë për çdo gjë që kam bërë sezonin e parë, por me Ferencvaroshin dua të arrij akoma edhe më shumë.

Ronaldo? E kam si shembull. Me atë që ka arritur ai, me mënyrën si punon gjithmonë për maksimumin, kam dëshirë që të përmirësohem çdo ditë e më shumë. Më duhet të jem me këmbë në tokë që ai është i paarritshëm, por ajo që mund të marr prej tij është shembulli se si me punë një lojtar mund të arrijë gjithçka.

Goli? Më vjen mirë që shënova me kokë në miqësore. Keqardhje që dëmtimi më la jashtë Kombëtares, por tani fokusi është për të nisur siç duhet sezonin me Ferencvaroshin”, tha Myrto Uzuni. Ferencvaroshi dhe sulmuesi beratas do të përballen me Prishtinën në turin e parë kualifikues të Champions-it.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 