Konsullata e Përgjithshme në Selanik bën të ditur se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për aplikimet e bëra deri më datën 18 qershor 2021.
Konsullata u bën thirrje aplikuesve se shpërndarja do të bëhet vetëm me korrier përmes shërbimit postar. Ndërkohë gjithashtu edhe kuponi do dërgohet vetëm me korrier në një zarf të parapaguar vajtje-ardhje në adresë të konsullatës.
Gjithashtu për tërheqjen e pasaportës biometrike dhe kartës të identitetit ID mund të paraqiteni në konsullatë çdo ditë gjatë orarit zyrtar, nga e hëna-enjten 9:00-15:00 dhe të premten 9:00-13:00
“Lutemi dërgoni kuponin tuaj vetem me korrier në një zarf të parapaguar vajtje-ardhje në adresë të Konsullatës së Përgjithshme :
Alvaniko Prokseneio
Tsimiski 43, T.K.54623, Thessaloniki”, shkruhet ne njoftim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.