Shuhet familja shqiptare në aksident, kishin ardhur për pushime nga Greqia

E enjte, 16 Maj, 2024

Një familje shqiptare, prindërit dhe dy vajza të vogla u shuan në një aksident fatal në Shqipëri.

Familja Gushi me origjinë nga Patosi, kishin ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet në Vlorë. Aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ku një makinë tip ‘Audi’ me targa AA 107 XX, me shpejtësimbi 150 km/h, ku udhëtonin 3 të rinj, ka përplasur mjetin tjetër tip ‘Toyota’ me targa greke, në të cilën udhëtonte një familje me 2 fëmijë të mitur, 14 dhe 9 vjeç.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina e familjes Gushi është shtypur dhe shkatërruar totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të ‘Toytos’, prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë mbetur të bllokuara brenda mjetit aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t’i nxjerrë ato.

Trupi i parë që doli nga mjeti ‘Toyota’ ishte i vajzës më të vogël, Eva Gushi, 9 vjeçe, e cila u nxor ende e gjallë por humbi jetën pak minuta më vonë në spital. Ndërsa trupat e familjarëve të tjerë Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, u nxorën të pajetë.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 të rinjtë që udhëtonin me mjetin ‘Audi’, që është përplasur me një shtyllë elektrike duke e thyer atë dhe më pas ka përfunduar në kanalin anës rrugës. Të plagosurit Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi janë jashtë rreziku për jetën.

Të dy mjetet po udhëtonin nga Fieri drejt Vlorës për të kaluar fundjavën në jug. Makina ‘Audi’ ka goditur nga pas mjetin ‘Toyota’, por është ende e paqartë nëse ka humbur kontrollin dhe i ka rënë apo mjeti tip ‘Toyota’ ka ndërruar korsi dhe për pasojë është marra para nga ‘Audi’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 