Shqipëri-Ukrainë, programe të përbashkëta studimi për arsimin e lartë

E shtunë, 18 Maj, 2024

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur në ambientet e MASR Rektorin e Universitetit të Aviacionit Kombëtar të Ukrainës dhe delegacionin e tij, me të cilët ka diskutuar për potencialin e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Rektorin e Universitetit të Aviacionit Kombëtar të Ukrainës dhe delegacionin e tij, ku shpreha mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për projektet konkrete dhe sidomos programet e përbashkëta të studimit me institucionet tona të arsimit të lartë”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj në rrjete sociale.

Ministrja Kushi, ndër të tjera cilëson faktin se gjatë takimit ka prezantuar edhe objektivat e ministrisë për të ofruar më shumë stimuj për diplomat e dyfishta, trajnimet dhe certifikimet pasuniversitare, si dhe fusha të tjera që kanë potencial shumë të mirë bashkëpunimi mes palëve.

Nga ky bashkëpunim përfiton edhe komuniteti shqiptar që jeton në Ukrainë. Kujtojmë që më herët është biseduar për hapjen e një qendre të kulturës shqiptare në Universitetin e Izmailit këtë vit. Gjithashtu në takimin që më herët ka pasur ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko me Konsullin e Nderit të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov u bisedua dhe për përgatitjen dhe nënshkrimin e një memorandumi binjakëzimi mes bashkisë së Korçës dhe komunës së Karakurtit në Ukrainë. Këtë vit do të ketë dhe një pullë postare të përbashkët Shqipëri-Ukrainë si dhe do të organizohen aktivitete të përbashkëta me Agjencinë Kombëtare të Diasporës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 