Futbollisti shqiptar Hysaj zgjedh ekipin e Lacios, pritet vetëm zyrtarizimi

E diel, 23 Mars, 2025

Futbollisti shqiptar Hysaj zgjedh ekipin e Lacios. Mbrojtësi i Kombëtares, do të vijojë karrierën në klubin kryeqytetas, duke i dhënë kështu fund aventurës me Napolin.

Palët kanë arritur akordin, teksa në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i Hysajt me fanellën e Lacios. Mbrojtësi shqiptar do të gjejë tek të kaltrit trajnerin Mauricio Sarri, i cili pak javë më parë mori drejtimin e të kaltërve pas largimit të Inzagit drejt Interit.

Me fanellën e Napolit, 27-vjeçari u aktivizua plot 6 sezone, teksa arriti të realizonte vetëm një gol. Më herët Hysaj ka qenë pjesë e Empolit që asokohe drejtohet nga Sarri. Me transferimin te Napoli, trajneri mori me vete edhe mbrojtësin shqiptar, teksa tashmë do të punojnë sërish së bashku te skuadra e Lacios.

Hysaj pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër shtesë./“Panorama Sport”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.