DOKUMENTET/ 30 vjet Shqipëria në OSBE, ja çfarë shkruante CNN në atë kohë

E premte, 26 Prill, 2024

Konferenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE), sot OSBE, që u mbajt në Helsinki në korrik 1975 ishte një ngjarje që identifikoi jo vetëm qëndrime të përbashkëta, por edhe një vullnet të Komunitetit Ekonomik Evropian për të luajtur një rol të rëndësishëm si faktor ndërkombëtar, për të bashkëpunuar në shuarjen e konflikteve, të vatrave të krizës, për ruajtjen e paqes e të sigurisë. Akti Final i Helsinkit u adoptua me 1 gusht 1975 nga 34 shtete të Evropës (me përjashtim të Shqipërisë), si dhe nga SHBA dhe Kanadaja.

Me 19-21 nëntor 1990, kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të KSBE u mblodhën në Paris dhe miratuan një dokument prej 19 faqesh të titulluar “Karta për një Evropë të re”. Ajo ishte një tërësi parimesh se mbi çfarë bazash duheshin ndërtuar këtej e tutje marrëdhëniet mes vendeve evropiane, çfarë vlerash duheshin ruajtur në këtë periudhë tranzicioni nga komunizmi në demokraci.

Në kuadër të ndryshimeve politike që po ndodhnin në Evropën Qendrore dhe Lindore, sikundër nevojës për një hapje me botën, qeveria shqiptare e kohës kërkoi në vitin 1990 anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në KSBE. Pas kërkesës së Shqipërisë, një delegacion i Komisionit të Helsinkit mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë vizitoi vendin tonë në gusht 1990, por gjeti që Shqipëria e asaj kohe ishte larg parimeve dhe normave të Helsinkit në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në fusha të tjera që garantonin anëtarësinë e plotë në KSBE. Për pasojë, Shqipërisë iu ofrua fillimisht vetëm statusi i vëzhguesit.

Rrethanat që mundësuan aderimin e Shqipërisë në KSBE do të ishin lëvizja demokratike e dhjetorit 1990, zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri, mars 1991, dhe miratimi i Paketës së Përkohshme Kushtetuese më 29 prill 1991, e cila përmbante dispozita që pranonin pluralizmin politik dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Me 19 qershor 1991, në ndërtesën e Raishtagut në Berlin, u hap mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në KSBE. Në unanimitet të plotë u miratua pranimi i Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në KSBE. Delegacioni shqiptar që kryesohej nga Ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani dhe përbëhej edhe nga përfaqësues të të gjitha forcave politike të krijuara deri në atë kohë në Shqipëri, zuri vendin si anëtari i 35-të i KSBE. Kanali televiziv i lajmeve CNN, pasi dha njoftimin për mbledhjen e qershorit në Berlin dhe ceremoninë e pranimit të Shqipërisë në KSBE, e përfundonte lajmin “ …Tani me demokratizimin e Shqipërisë, Evropa u bë e plotë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 